Flash

PD çon “Diellën” dhe rregulloren e Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 23 September 2025
PD çon “Diellën” dhe rregulloren e Kuvendit në

Partia Demokratike i është drejtuar me dy kërkesa Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar të shfuqizohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit që sollën një riformatim të komisioneve parlamentare. Gjithashtu, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

Kujtojmë se ndryshimet në komisione u njoftuan nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku tha se nga 11 në total, 7 do të drejtohen nga mazhoranca dhe katër nga opozita. Ndërkohë u votuan në seancën e 16 shtatorit me 79 vota pro të deputetëve socialistë.

Dërgimi në Kushtetuese i ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit ishte paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kishte deklaruar se është shkelur libri themeltar i shtetit, pasi pr.ligji u kalua me procedurë të përshpejtuar 1-ditore.

Sipas Kushtetutës, procedura e përshpejtuar përcakton minimalisht 7-ditë kohë për shqyrtim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI