Flash

PD kërkon që Veliaj të dëgjohet para shkarkimit, Partia Socialiste refuzon

Lapsi.al 23 September 2025
PD kërkon që Veliaj të dëgjohet para shkarkimit, Partia

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e Partisë Demokratike, Dorian Teliti, reagoi pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë të Bshkisë së Tiranës, ku u diskutua kërkesa për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Teliti deklaroi se opozita e ka kërkuar më herët largimin e Veliajt, por shtoi se “më mirë vonë se kurrë” ndërsa nënvizoi se qëllimi i opozitës është largimi i rregullt i Veliajt, në mënyrë që ai të mos ketë më mundësi të rikthehet më në këtë post.

“Ne kemi kërkuar në mbledhje që shkarkimi i Veliajt të jetë në mënyrë ligjore, që propozimi për shkarkimin e tij të mos kthehet si instrument në duart e tij, që me një vendim gjykate administrative t’i jepet e drejta për t’u rikthyer në detyrë,” tha Teliti.

Sipas Telitit, mazhoranca socialiste u mjaftua me një vendimmarrje të “thatë”, duke iu referuar vetëm mungesës 90-ditore të Veliajt.

“Është mëse e drejtë që Veliaj të dëgjohet. Por fakti që socialistët nuk duan ta dëgjojnë do të jetë instrument në dorë të Veliajt për të fituar gjyqin, thjesht për mungesë proceduriale, pasi ai e ka të drejtën të dëgjohet në Këshillin Bashkiak,” shtoi ai.

Teliti kritikoi gjithashtu edhe faktin që këshilli nuk i është drejtuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve për të mundësuar pjesëmarrjen e Veliajt në seancë, qoftë edhe në lidhje direkte.

“Ne duam t’i zhveshim ata nga çdo instrument që ai mund të përdorë nesër, për ta bërë nul këtë vendim, vetëm për faktin që nuk e kemi dëgjuar,” tha Teliti.

Sipas tij, opozita do ta miratojë gjithsesi vendimin për shkarkimin e Veliajt, por theksoi se edhe procedura duhet të jetë e rregullt.

“Nëse pasnesër paguajmë për Veliajn nga një vendim i mundshëm i Strasburgut si dëmshpërblim, për çfarë? Sepse nuk e dëgjuam, ndonëse ai e ka këtë të drejtë. Ai do të largohet sot, por largimi duhet të jetë ligjor, gjë që mazhoranca na e mohoi. Patjetër që shkarkimi i tij do të marrë votat e të majtëve e të djathtëve,” u shpreh Teliti.

Kujtojmë që në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë të Bshkisë së Tiranës u shqyrtua kërkesa për shkarkimin e Veliajt nga ana procedurale.

Kjo mbledhje i paraprin takimit të Këshillit Bashkiak, i parashikuar për orën 16:00, ndërsa në orën 15:00 do të mblidhet kryesia e këshillit për diskutimin e rendit të ditës.

Mbledhja u shoqërua me debate mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës. Këshilltarët demokratë, përfshirë Fabian Topollajn, Dorian Telitin, Ilda Zhulalin dhe Genc Gjokutajn, insistuan që Veliaj të ishte i pranishëm në mbledhje.

Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt, ka kërkuar të marrë pjesë në mbledhjen ku pritet të votohet shkarkimi i tij.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI