Flash

Skandali tek Sanatoriumi/ Kardiologu plagosi me gërshërë infermierin (FOTO)

Lapsi.al 23 September 2025
Skandali tek Sanatoriumi/ Kardiologu plagosi me gërshërë

Ky është mjeku radiolog Dashamir Çajka, i cili mesditën e sotme goditi me thikë infermierin Mikel Osmani, ngjarje e ndodhur brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndoqi” ku autori dhe i plagosuri punonin.

Raportohet se mjeku radiolog, i cili ndodhet në arrati, është president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës (në foto poshtë). 

Ndërkohë 32-vjeçari Mikel Osmani ka marrë plagë me gërshërë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas një konflikti për motive të dobëta.

"Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit”, informoi policia.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI