Flash

Sot në ora 16 00 shkarkohet, po Veliaj ka vendosur të mos dorëzohet

Lapsi.al 23 September 2025
Sot në ora 16 00 shkarkohet, po Veliaj ka vendosur të mos

Ndonëse fati i tij duket i paravendosur Lali ka dhënë shenja se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ndonëse Këshilli Bashkiak do të mblidhet sot për të propozuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, ky i fundit po bën përçapjet e fundit për ta delegjitimuar procesin.

Në orën 10:00 u mblodh për formalitet  Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale, për të shqyrtuar kërkesën e anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak.

Kërkesa, e firmosur nga grupi i këshilltarëve të mazhorancës vendos si motiv për shkarkimin nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, ku thuhet: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur: propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.

Këshilltarët argumentojnë se prej datës 10 shkurt që Erion Veliaj është arrestuar, kryeqyteti nuk ka kryetarin e zgjedhur dhe Tirana ka nevojë për një kryetar në detyrë, për ndjekjen e punëve.

Por Veliaj që ka kërkuar të dëgjihet në seancën e orës 16 00 duket se po përgatit argumentat për ta ankimuar në Gjykatën Kushtetuese këtë procedurë.

Sipas Veliajt, ai nuk është informuar më herët për këtë mbledhje të Këshillit Bashkiak, që do të mbahet në orën 16:00. Sipas tij, i vetmi informacion që ka nuk është zyrtar, por ai mediatik, duke theksuar se duhej të ishte komunikuar nga vetë Këshilli Bashkiak. Veliaj shkruan më tej se ai jo vetëm nuk është informuar për mbledhjen e këtij Këshilli, por gjithashtu as për arsyet e shkarkimit të tij.

Vendimi për propozimin e shkarkimit duhet të marrë të paktën 31 vota pro nga 61 këshilltarët. Pas kësaj, vendimmarrja i kalon Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës, ndërsa kryeministri merr vendimin final për shkarkim. Kjo procedurë ndërpritet vetëm nëse i prekuri ankimohet në Kushtetuese gjë që Veliaj ka laralajmëruar se di ta bëjë duke e lënë kështu në pritje Ogerta Manastirliun dhe zgjedhjet e parakoheshme për Tiranën.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI