Flash

Tensione në GJKKO! Nuredin Dumani dhe Erion Alibej përplasen në sallën e gjyqit

Lapsi.al 23 September 2025
Tensione në GJKKO! Nuredin Dumani dhe Erion Alibej përplasen në

Një moment tensioni është regjistruar në GJKKO ditën e sotme, teksa raportohet se të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej janë përplasur me njëri-tjetrin.

Mësohet se Alibej ka thënë në seancë se ishte ai që i kishte treguar i pari Nuredin Dumanit mbi “masakrën e Bradasheshit”, ngjarje ku kanë humbur jetën vëllai dhe xhaxhai i tij si edhe një shtetas turk.

“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej në sallën e gjyqit.

Dumani ka reaguar ashpër duke thënë: “Ishte mashtrim! Duhet të kërkosh falje për këtë”.

Ndërkohë, gjykata ka urdhëruar që Dumani të zhvendosej në mënyrë që të mos kishte kontakt fizik me Alibejn.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI