Flash

Cardi B: Offset më mban “peng” pas divorcit

Lapsi.al 24 September 2025
Cardi B: Offset më mban “peng” pas divorcit

Reperja Cardi B ka bërë akuza të forta ndaj ish-bashkëshortit të saj, Offset, duke thënë se ai po përpiqet ta mbajë “peng” edhe më shumë se një vit pas kërkesës për divorc.

Gjatë një transmetimi live në X më 22 shtator, Cardi, 32 vjeçe, u shpreh se arsyeja pse ajo është ende ligjërisht e martuar është sepse dikush dëshiron që ajo të paguajë taksat e tyre.

“Doni të dini të vërtetën? E vetmja mënyrë që unë të dal nga martesa është nëse paguaj taksat e dikujt tjetër, edhe pse unë i paguaj taksat e mia, dhe u jap atyre një prej pronave të mia,” tha ajo. “Do të luftoj për këtë. Kjo nuk ka të bëjë me dashurinë, unë nuk do të ndaloj së jetuari jetën time.”

Megjithëse Cardi B dhe Offset janë “ligjërisht të ndarë,” ajo tha se marrëdhënia mes tyre duket sikur nuk ka ndryshuar.

“Ligjërisht, jam ende e martuar sepse dikush po më mban peng nëse nuk i jap miliona dollarë që të dal nga kjo martesë,” tha reperja.

Cardi dhe Offset filluan të takoheshin në vitin 2017 dhe u martuan në të njëjtin vit. Ata kanë tre fëmijë së bashku dhe kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me ndarje dhe ribashkime.

Në fillim të këtij muaji, Cardi bëri me dije se është shtatzënë me partnerin e saj aktual, lojtarin e New England Patriots, Stefon Diggs, duke reaguar kundër kritikëve .

“Kam tre fëmijë me një burrë që eumartova,” tha ajo. “Po, jam shtatzënë me dikë tjetër. E çfarë? Kjo është jetë.”

Cardi theksoi se pavarësisht se nuk ka finalizuar ende divorcin, ajo është ligjërisht e ndarë dhe se ka bërë gjithçka “si duhet” gjatë martesës së parë, e cila zgjati shtatë vjet.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI