Flash

Europa League nis me përplasje të dhunshme: në Nisë arrestohen 102 tifozë të Romës

Lapsi.al 24 September 2025
Europa League nis me përplasje të dhunshme: në Nisë
Mbrëmja e së martës ka qenë me tension të madh në qendër të Nisë, ku janë shënuar incidente që kanë përfshirë tifozët e Romës, në prag të ndeshjes së Europa League mes verdhekuqve dhe skuadrës franceze. Sipas asaj që raporton L’Equipe, 102 persona “në posedim të armëve” janë arrestuar dhe vënë në ndalim. E përditshmja citon burime të policisë së Alpes Maritimes. Incidentet dyshohet se kanë ndodhur në sheshin qendror Place Masséna, në zemër të qytetit të Rivierës Franceze. Sipas një dëshmitari, të cituar gjithashtu nga Nice-Matin, sherri ka nisur pasi disa tifozë, të ulur në tarracën e një restoranti, filluan të hidhnin gota drejt policisë, duke shkaktuar një ndjekje nëpër rrugët e Nisë së Vjetër. Disa nga individët e ndaluar mbanin maska për të mos u njohur.

Lexo më tej: Video/ Vetëm miqësore nuk ishte: sherr masiv në Roma-Porto

Mbi 200 policë dhe xhandarë, mes tyre dy njësi lëvizëse policie, u vendosën në qendër të qytetit për të shuar incidentet. Tifozëve të Romës iu sekuestruan sende të forta dhe të rrezikshme si shufra hekuri, bishta fshese, tuba plastike, lopata, thika dhe çekiçë. Ultrasit verdhekuq u shpërndanë në disa komisariate të departamentit dhe iu dorëzuan gjykatave nën autoritetin e prokurorit të Nisë. Sekuestrimet dhe reagimi i shpejtë i forcave franceze të rendit penguan dhunë dhe dëme të tjera në qendrën e qytetit francez.

League Stage Europa League

18:45 FC Midtjylland - Sturm Graz 18:45 PAOK FC - Maccabi Tel Aviv 21:00 Dinamo Zagreb - Fenerbahçe 21:00 FK Crvena Zvezda - Celtic 21:00 Freiburg - Basel 21:00 Malmo FF - Ludogorets Razgrad 21:00 Nice - AS Roma 21:00 Real Betis - Nottingham Forest 21:00 SC Braga - Feyenoord

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI