Flash

Fundi i botës është afër/ Predikuesi afrikan jep datën, çmenduri në TikTok

Lapsi.al 24 September 2025
Fundi i botës është afër/ Predikuesi afrikan jep datën,

Një video e postuar muaj më parë nga Joshua Mhlakela, një predikues nga Afrika e Jugut, pati miliona shikime dhe ka shkaktuar diskutime të shumta online. Në klip, Mhlakela pretendon se ka marrë një vizion hyjnor.

Ai thotë se ka parë Jezusin të ulur në një fron që njofton kthimin e tij për të "marrë Kishën e tij" më 23 dhe 24 shtator 2025. Ky parashikim është bërë një fenomen viral, veçanërisht në TikTok, ku hashtagu #Rapture (Rrëmbimi) ka përfshirë mijëra video.

Disa e marrin seriozisht njoftimin ndërsa të tjerë tallen me të si “një tjetër fund të botës të destinuar të mos ndodhë kurrë”.

Çfarë është "Rrëmbimi"?

"Rrëmbimi" është një doktrinë e mbështetur nga disa ungjillorë, sipas së cilës besimtarët e vërtetë do të merren në qiell nga Jezusi para fillimit të një periudhe shtrëngimi dhe fundit të botës. Edhe pse termi nuk shfaqet në Bibël, përkrahësit citojnë fragmente nga Bibla, siç janë 1 Thesalonikasve, 1 Korintasve dhe Ungjilli i Mateut.

Ky vizion, i lindur në Britani në mesin e shekullit të 19-të, është përhapur përmes konferencave fetare, mediave ungjillore dhe veprave të trillimit, siç është seria "Left Behind" dhe filmave apokaliptikë.

Profecitë që kthehen në mënyrë ciklike

Mhlakela nuk është i pari që cakton një datë për “Rrëmbimin”. Në vitin 2011, kaliforniani Harold Camping njoftoi se kjo do të ndodhte më 21 maj, duke investuar shumë në fushata reklamuese. Parashikimi rezultoi i pasaktë, duke e detyruar atë të tërhiqej.

Edhe më herët, në shekullin e 19-të, William Miller parashikoi kthimin e Krishtit midis viteve 1843 dhe 1844. Dështimi i datave të tij çoi në të ashtuquajturin "Zhgënjim i Madh" të 22 tetorit 1844, i cili i dha jetë lëvizjeve të reja fetare, siç është Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë.

Konteksti aktual dhe krizat globale

Sipas disa studiuesve, narrativat apokaliptike lulëzojnë në kohë paqëndrueshmërie globale. Luftërat, konfliktet dhe krizat ndërkombëtare nxisin idenë se fundi është afër, duke nxitur përhapjen e profecive si ajo e Mhlakela-s. Nuk është rastësi që parashikimi i tij u shfaq teksa vëmendja globale është e përqendruar në tensionet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

#RaptureDay, Apokalipsi dhe mediat sociale

Megafoni i vërtetë i profecisë ka qenë TikTok. Në platformë, videot rreth "Rapture Day" kanë gjeneruar miliona shikime, duke shkaktuar një debat që luhatet midis besimit, satirës dhe kuriozitetit. Shumë veta kanë vënë në dukje rastësinë me fillimin e festës hebraike të Rosh Hashanah, e cila bie më 22 shtator.

Historia tregon se parashikime të tilla pothuajse gjithmonë rezultojnë të pasuksesshme. Megjithatë, çdo date e re tërheq vëmendje dhe diskutime. Studiuesit vërejnë se predikuesit, të përballur me dështimin kanë tendencë të justifikojnë veten duke folur për "luftë shpirtërore" ose mungesë bashkëpunimi nga ana e njerëzimit.

Pavarësisht kësaj, “Rrëmbimi” vazhdon të ushtrojë një magjepsje dhe të nxisë imagjinatën kolektive, veçanërisht në kohë të shënuara nga frika dhe pasiguria. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Greqi

Një aksident me pasojë vdekje të një gruaje dhe plagosjen e të birit ndodhi mesditën e së mërkurës në autostradën Egnatia, pranë pikës së pagesës në Ardanio. ...

16:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI