Flash

Alexandra Grant mohon lajmet për martesë me Keanu Reeves

Lapsi.al 25 September 2025
Alexandra Grant mohon lajmet për martesë me Keanu Reeves

Alexandra Grant, partnerja prej vitesh e aktorit  Keanu Reeves, ka reaguar me humor ndaj thashethemeve se çifti është martuar në fshehtësi.

Artistja 52-vjeçare postoi një foto në Instagram ku shihet duke u puthur me Reeves në një vend artistik në Arizona të quajtur Roden Crater, një instalacion i artistit James Turrell.

“Kjo është një foto e vërtetë. Jo foto fejesash dhe as ndonjë njoftim martese nga AI... thjesht një puthje!” – shkroi ajo në përshkrim.

“(Edhe pse ndoshta është momenti para ose pas puthjes… po të shikoni shprehjet tona paksa të çuditshme!)”

Grant falënderoi ndjekësit për urimet e sinqerta, por sqaroi qartë:

“Nuk jemi martuar. Lajme të mira janë gjithmonë të mirëpritura, por kjo ishte fake news. Prandaj, tregoni kujdes me çfarë lexoni!”

Keanu Reeves  dhe Alexandra Grant janë bashkë që nga viti 2019 dhe e bënë publike lidhjen e tyre në galanë LACMA Art + Film në nëntor të atij viti. Prej asaj kohe janë parë disa herë bashkë në evente publike, por janë mjaft diskretë përsa i përket jetës personale.

Në një intervistë për People në shtator 2023, Grant foli me dashuri për partnerin e saj:

“Është shumë kreativ dhe i sjellshëm. Më frymëzon çdo ditë. Punon shumë fort.”

Megjithatë, ajo theksoi se ka ndërtuar karrierën e saj përpara se lidhja të bëhej publike:

“E mira e të rënit në dashuri si një e rritur është se e kisha ndërtuar identitetin dhe karrierën time përpara se marrëdhënia të niste.”

  1.  

Të këshilluara

Rihanna bëhet nënë për herë të tretë

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, janë bërë prindër për herë të tretë! Artistja e hitit “Diamonds” e ndau lajmin emocionues në Instagram të mërkurën, k...

16:45

Kim Kardashian thumbon ish-partnerët

Kim Kardashian ka bërë një koment të nënkuptuar ndaj ish-bashkëshortit të saj Kanye West dhe ish-partnerëve të tjerë gjatë një interviste në emisionin “The Toni...

14:24

Bianca Censori njofton projektin e ri

Bianca Censori ka zbuluar së fundmi planet e saj për të lancuar një markë të re. Në Instagram Story të saj të martën vonë në mbrëmje, Bianca publikoi një lin...

20:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI