Flash

Berisha parashikon se Belinda Balluku do të ketë të njëjtin fat si Erion Veliaj

Lapsi.al 25 September 2025
Berisha parashikon se Belinda Balluku do të ketë të njëjtin

Sali Berisha deklaroi sot se nuk ka hajdute më të madhe se zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe gjithashtu shkelëse e madhe e ligjit dhe rregullave.

I pyetur nga gazetarët për firmosjen e shkarkimit nga Këshilli i Ministrave të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe caktimin e Belinda Ballukut si drejtuese e fushatës së Tiranës, ai shpjegoi se historia e shtetit shqiptar, përfshi edhe vitet e perandorisë, nuk ka pasur kurrë një hajdute si ajo, duke shtuar se nuk donte ta “prishte gojën me të” pasi ishte dhe grua.

“Të komentosh për Lubinë, t’ia heqim atë Balluku, ta quajmë tuneli. Lubi Tuneli. Të flasësh për Lubi tunelin. Fakti që u detyrua të votohej pa debat duke provokuar një nga shkaqet e zhveshjes së tij ishte Lubi Tuneli. Lubi tuneli, e garantoj lubi tunelin se fatin e Erionit do të ketë. Ngrehina e tyre po rrokulliset dhe do rrokulliset. Ajo përbën një njeri që nuk njeh asnjë standard, ligj apo rregull.E garantoj Lubinë se atë gjyq që i bënë Erionit këshilltarët, atë gjyq nesër do ia bëjnë Lubisë punonjësit e vetë, nuk ka, nuk ka…”, th Berisha.

Dhe më poshtë vijoi duke bërë një historik:

“Ajo përfaqëson natyrisht, e kam pak vështirë se është edhe grua dhe nuk dua të flas gjëra që s’më shkojnë mua, por e them se hajdute si ajo Shqipëria nuk ka pasur. Edhe nëse fut 100 vitet e perandorisë dhe 100 vitet e shtetit, nuk gjen hajdute si ajo”.

Kurse në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të Tiranës dhe kandidaten Ogerta Manastrirliu, ai la të kuptohej se ajo me zv/kryeministren Balluku “urreheshin për vdekje”.

“Ato e urrejnë për jetë a vdekje njëra-tjetrën, e dini ju…”, komentoi kreu i selisë blu.

Kurse në lidhje me kandidatin opozitar ai la të kuptohej se do të kishte një takim me aleatët dhe të gjithë spektrin opozitar.

“Do të ketë marrëveshje patjetër, me aleatët dhe me spektrin opozitar, patjetër që do të ketë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI