Flash

Berisha: Rama ka marrëveshje me narkoterroristët për Syrin dhe Malin e Tiranës

Lapsi.al 25 September 2025
Berisha: Rama ka marrëveshje me narkoterroristët për Syrin dhe

Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij se kanë lidhje të ngushta me organizatat narkoterroriste dhe ka theksuar se do ta dërgojnë dosjen e "Aruba" në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendet partnere.

Ai ka nënvizuar se, sipas tij, marrëveshja që u bë në Aruba përfshinte territore si Syri i Tiranes dhe Mali i Tiranës, duke e cilësuar këtë si një "mynxyrë" për shqiptarët.

Berisha ka akuzuar Ramën se nuk ka mohuar asnjëherë udhëtimin në Aruba dhe se po mbrohet nga përkrahës të fuqishëm, duke theksuar se ky bashkëpunim me narkotrafikantët ka sjellë rrezik për Shqipërinë dhe për rajonin. Sipas tij, ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e vendit dhe të rajonit.

Deklarata

Edi Rama dhe ministrat e tij janë të vetmit në Europë, janë të njëjtë me atë të Venezuelës, me Maduron, të cilët kanë bashkëpunim të ngushtë me organizatat narkoterroriste të drogës.

Për shqiptarët dhe qytetarët shqiptarë, kjo është një mynxyrë.

Takimi sekret në ishujt Karaibe mes bosëve të krimit dhe njerëzve të Ramës

Kur organizatat terroriste, narkoterroriste, detyrojnë ministrat dhe me përqindjen më të lartë vetë Edi Ramën, i cili nuk e mohon dot që ka qenë në Aruba.

I kam shtruar pyetjen disa herë në parlament dhe nuk e ka mohuar asnjëherë udhëtimin e tij në Aruba.

Pra, shqiptarët kanë në krye një organizatë kriminale me mandate parlamenti, me dekrete presidenciale për ministra, por që zhvillojnë takime me organizatat narkoterroriste të Amerikës Latine.

Ky është një lajm për të cilin PD do bëjë gjithçka. Do kërkojë nga vendet partnere... dosjen Aruba ne do ta dërgojmë në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendet partnere.

Edi Rama ka mbrojtësit e tij në aktivitetin e tij narkoterrorist, jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar.

Por kjo në mënyrë absolute vetëm sa na imponon ne të jemi më këmbëngulës me përballjen me këtë veprimtari të tmerrshme kriminale, e cila pasqyrohet në dy drejtime themelore, në shndërrimin e zgjedhjeve në farsë elektorale, në shkatërrimin e euros dhe ekonomisë shqiptare, eksporteve, zëvendësimin e saj me narkoeuro dhe kullat e drogës dhe korrupsionit.

Pra, shkrimi i botuar në këtë libër që ka dalë këto ditë në Romë qartëson se marrëveshja ishte për Syrin apo Malin e Tiranës.

Të kesh në krye të ekzekutivit një kriminel si ky, që bën marrëveshje me organizatat terroriste, dëshmon se ky është një skllav i tyre.

Ky është një njeri i rrezikshëm çdo minutë, çdo orë, çdo ditë që qëndron në pushtet, jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin, Europën dhe botën.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI