Flash

Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare

Lapsi.al 25 September 2025
Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare

Brooklyn Beckham nuk është prekur aspak nga lajmet që kanë përfshirë familjen e tij kohët e fundit.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që flasin negativisht, por unë kam një grua shumë mbështetëse,” tha fotografi për Daily Mail të mërkurën, duke iu referuar Nicola Peltz Beckham.

“Unë dhe ajo thjesht bëjmë punën tonë, qëndrojmë të qetë dhe jemi të lumtur. Gjithmonë do të ketë njerëz që thonë gjëra pa kuptim,” shtoi ai.

I pyetur për këto thashetheme gjatë Ryder Cup, një garë e famshme në golf midis Evropës dhe SHBA-së, Brooklyn tha: “Unë thjesht përpiqem të luaj golf me shokët dhe të kaloj mirë.”

Brooklyn po ashtu tregoi se së shpejti do të kthehet në Los Angeles për t’u rikthyer pranë gruas së tij, Nicola, dhe katër qenve të tyre.

“E lashë gruan time vetëm me qenushët, ndaj duhet të kthehem t’i ndihmoj dhe pastaj të kthehem në punë,” u shpreh Beckham.

Gjatë periudhës së ndarjes nga familja e tij, Brooklyn është afruar më shumë me familjen e Nicola Peltz Beckham, përfshirë miliarderin Nelson Peltz dhe bashkëshorten e tij Claudia.

Sipas raportimeve të mëparshme, tensionet në familjen Beckham filluan që nga prill, kur Brooklyn debatoi me   Romeon për shkak të lidhjes së këtij të fundit me Kim Turnbull, ish-partnerja e Brooklyn.

Të këshilluara

Rihanna bëhet nënë për herë të tretë

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, janë bërë prindër për herë të tretë! Artistja e hitit “Diamonds” e ndau lajmin emocionues në Instagram të mërkurën, k...

16:45

Kim Kardashian thumbon ish-partnerët

Kim Kardashian ka bërë një koment të nënkuptuar ndaj ish-bashkëshortit të saj Kanye West dhe ish-partnerëve të tjerë gjatë një interviste në emisionin “The Toni...

14:24

Bianca Censori njofton projektin e ri

Bianca Censori ka zbuluar së fundmi planet e saj për të lancuar një markë të re. Në Instagram Story të saj të martën vonë në mbrëmje, Bianca publikoi një lin...

20:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI