Flash

Nga tenderi te transferimi i aksioneve: Skema që çoi Erion Isain në SPAK!

Lapsi.al 25 September 2025
Nga tenderi te transferimi i aksioneve: Skema që çoi Erion Isain

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar dy ditë më parë akuzën si një i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai.

Procedimi penal lidhet me një tender me vlerë gati 3 milionë lekë, punimet e kryera dhe mbikëqyrjen në ujësjellësin e Kozelit.

Nga hetimet po ashtu ka rezultuar se para dy vitesh, tetor 2023, Bashkia e Kolonjës zhvilloi një tender me vlerë 202 mijë euro për rindërtimin e digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimin e pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë. Fituesi i tenderit u shpall një muaj më vonë, në 14 nëntor. Ai ishte bashkimi i kompanive mes Rehovarit dhe B93 II.

Kontrata u lidh në 6 dhjetor të atij viti, ku parashikohej se afati për kryerjen e punimeve do të ishte 4 muaj. Tre javë pas lidhjes së kontratës, bashkia kreu pagesën e plotë prej 210 mijë euro kompanisë Rehovari për tenderin e rindërtimit të digës.

Rehovari shpk është një kompani e themeluar në vitin 2017 nga Spiro Zoto. Një javë para zhvillimit të tenderit për rezervuarin e Gjonçit, kompania ndërroi pronar.

Spiro Zoto ja dhuroi 100 për qind të aksioneve shtetasit Euljon Hasko. Sipas një kallëzimi të bërë në SPAK këto ndryshime ishin të lidhura me një fakt tjetër. Spiro Zoto ishte emëruar nga Isai si administrator i njësisë Qendër Kolonjë. Euljon Hasko ishte kryeplaku i Starjes në Kolonjë.

Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta vepër edhe 6 punonjësve të njësisë së prokurimeve në këtë bashki.

Erjon Isai ai ishte në SPAK të martën ku dhe i është njoftuat mbyllja e hetimeve dhe akuza nga një hetuese e BKH..

Isai i thirrur me herët dhe i pyetur nga kjo prokurori e ka hedhur poshtë akuzën duke insistuar se nuk ka kryer vepër as ai dhe as vartësit e prokurimeve dhe se investimi është kryer me vlerë favorizues për shtetin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI