Flash

Ray J shpërthen kundër Kim Kardashian: "Më keq se Diddy"

Lapsi.al 25 September 2025
Ray J shpërthen kundër Kim Kardashian: "Më keq se
Ray J ka bërë një deklaratë tronditëse gjatë një transmetimi live me Chrisean Rock, ku pretendoi se është duke bashkëpunuar me autoritetet federale për të ndërtuar një rast RICO kundër ish-të dashurës së tij, Kim Kardashian, dhe nënës së saj, Kris Jenner. “RICO federal që po përgatitem të hedh kundër Kris dhe Kim do të jetë çmenduri,” tha ai gjatë videos që po qarkullon në platformën X (ish-Twitter). “Po flas për lajmet çdo ditë. Kushdo që është mik me Kim, le t’i thotë tani. FBI po vjen. S’kam çfarë bëj më.” Ray J madje e përshkroi rastin si “më keq se Diddy,” duke iu referuar reperit Sean “Diddy” Combs, i cili këtë vit u përball me akuza të rënda në një gjyq federal. Pavarësisht deklaratave të bujshme, Ray J nuk dha asnjë provë konkrete apo detaje shtesë për këtë çështje. Deri tani, asnjë institucion zyrtar nuk e ka konfirmuar ekzistencën e një hetimi të tillë. Kjo nuk është hera e parë që Ray J përmend një çështje të tillë ndaj Kardashianëve. Në vitin 2022, ai shpërtheu në rrjetet sociale pasi Kris Jenner mohoi se kishte ndikuar në publikimin e famshëm të kasetës intime mes Kim dhe Ray J, e cila u publikua në vitin 2007. “Ju u ngatërruat me njeriun e gabuar,” shkroi Ray J në një video të fshirë më pas. Në intervista të mëvonshme, ai ka e quajtur publikimin e kasetës “gjënë më të keqe që i ka ndodhur ndonjëherë” dhe një ngjarje që e ka ndjekur negativisht për vite.

Të këshilluara

Rihanna bëhet nënë për herë të tretë

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, janë bërë prindër për herë të tretë! Artistja e hitit “Diamonds” e ndau lajmin emocionues në Instagram të mërkurën, k...

16:45

Kim Kardashian thumbon ish-partnerët

Kim Kardashian ka bërë një koment të nënkuptuar ndaj ish-bashkëshortit të saj Kanye West dhe ish-partnerëve të tjerë gjatë një interviste në emisionin “The Toni...

14:24

Bianca Censori njofton projektin e ri

Bianca Censori ka zbuluar së fundmi planet e saj për të lancuar një markë të re. Në Instagram Story të saj të martën vonë në mbrëmje, Bianca publikoi një lin...

20:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI