Flash

Rihanna bëhet nënë për herë të tretë

Lapsi.al 25 September 2025
Rihanna bëhet nënë për herë të tretë

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, janë bërë prindër për herë të tretë!

Artistja e hitit “Diamonds” e ndau lajmin emocionues në Instagram të mërkurën, ku postoi një foto duke mbajtur në krahë vajzën e sapolindur dhe zbuloi emrin: Rocki Irish Mayers, e lindur më 13 shtator 2025.

Lajmi për shtatzëninë e tretë të Rihannës u bë publik në muajin maj, kur ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur në rrugët e New York-ut para Met Gala-s 2025. Në atë kohë, fansat madje spekuluan se ajo mund të ishte në pritje të binjakëve, pasi Rihanna kishte thënë se kishte “sjellë fëmijët” në event.

Çifti tashmë janë prindër të dy djemve, RZA dhe Riot, të lindur në vitet 2022 dhe 2023.

Gjatë një interviste në premierën e filmit “Smurfs” në qershor, A$AP Rocky dukej se e kishte zbuluar gjininë e foshnjës, kur me humor mbajti në dorë një kukull të Smurfette dhe tha: “ Është vajzë.”

  1.  

 

Të këshilluara

Kim Kardashian thumbon ish-partnerët

Kim Kardashian ka bërë një koment të nënkuptuar ndaj ish-bashkëshortit të saj Kanye West dhe ish-partnerëve të tjerë gjatë një interviste në emisionin “The Toni...

14:24

Bianca Censori njofton projektin e ri

Bianca Censori ka zbuluar së fundmi planet e saj për të lancuar një markë të re. Në Instagram Story të saj të martën vonë në mbrëmje, Bianca publikoi një lin...

20:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI