Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Times zbulon: UEFA e orientuar të pezullojë Izraelin nga të gjitha kompeticionet

Lapsi.al 25 September 2025
Times zbulon: UEFA e orientuar të pezullojë Izraelin nga të

Izraeli i pezulluar nga UEFA dhe jashtë kompeticioneve. Vendimi mund të mbërrijë brenda javës së ardhshme, duke marrë parasysh se, në dritën e situatës ndërkombëtare dhe të konfliktit, pjesa më e madhe e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv do të ishte pro përjashtimit të kombit hebre. Është Times që raporton këtë zë të bujshëm, një sinjal që – nëse do të konfirmohej nga faktet – mund të ndezë një efekt zinxhir në mes të sezonit sportiv duke filluar nga përjashtimi i klubeve në kupat kontinentale (Maccabi Tel Aviv është i drejtpërdrejtë i prekur).

Çfarë do të bëjë FIFA përballë një rezolute të tillë të UEFA-s

Qëndrimi i UEFA-s do ta vinte me shpatulla pas murit federatën ndërkombëtare dhe do të rriste mbi të presionin që në orët e fundit është bërë më i madh për shkak të kërkesës së paraqitur nga një komision konsulentësh të Kombeve të Bashkuara mbi bazën e një përcaktimi: ajo që po ndodh në Gaza konsiderohet gjenocid. Mes argumenteve me peshë ka një që ka qenë terren përplasjesh edhe kohët e fundit: nëse Rusia u përjashtua nga çdo disiplinë pas pushtimit të Ukrainës, pse nuk duhet të ndodhë e njëjta gjë me Izraelin?

Çfarë mund të ndodhë në grupin e Italisë për Botërorin 2026

Kur (dhe nëse) të vijë momenti, numri një aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, do të gjendet në një situatë të sikletshme: nga njëra anë komuniteti ndërkombëtar, nga ana tjetër mundësia e përjashtimit të Izraelit nga Botërori 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë (me gjithçka që lidhet me pasojat direkte dhe kanalin e drejtpërdrejtë me Presidentin amerikan, Donald Trump). Nëse kjo do të ndodhë, Grupi I i kualifikimeve për Kupën e Botës do të përmbysej: Izraeli është në vendin e tretë pas kryesueseve Norvegjia dhe Italia (që do të presë ndeshjen e kthimit me izraelitët më 14 tetor në Udine). Dhe gjithçka mund të rishikohet.

Lexo më tej: “Karton i kuq Izraelit”: parrulla e fortë e tifozëve të PAOK ndaj Maccabi Tel Aviv

Mes arsyeve të pakënaqësisë ndryshimi i trajtimit me Rusinë

Ja pse ajo pakënaqësi që deri më tani është manifestuar përmes apelesh individuale (në disa raste, edhe protesta shumë të forta por gjithmonë në kuadrin e rregulloreve) tani mund të hapë rrugën për masa shumë të rënda në nivel sportiv, me pasoja të pashmangshme edhe në aspektin politik dhe tregtar. “As ne dhe as organizata të tjera nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj vuajtjeve humanitare dhe sulmeve disproporcionale ndaj të cilave popullsia civile e Gazës është e ekspozuar prej shumë kohësh”, është koncepti shumë i fortë i shprehur nga Lise Klaveness, presidente e federatës norvegjeze.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI