Flash

Mes protestash në OKB, Netanyahu akuza vendeve perëndimore për njohjen e Palestinës

Lapsi.al 26 September 2025
Mes protestash në OKB, Netanyahu akuza vendeve perëndimore për

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti sot një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Gjatë fjalës së tij ai tha se njohja e shtetit palestinez është “çmenduri e pastër”, duke shtuar se njohja nga disa vende të tjera është “e turpshme”. 

Teksa Netanyahu iu drejtua foltores, dhjetëra njerëz u larguan nga salla në Nju Jork në shenjë proteste, ndërsa disa duartrokitën.

Ndërsa Netanyahu nga ana e tij tha se altoparlantët në Izrael po e transmetojnë fjalimin e tij në Gaza, raporton BBC.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt pengjeve që mbahen nga Hamasi, ai tha: “Ne nuk ju kemi harruar, as për një sekondë. Populli i Izraelit është me ju”. 

Fjalimi i tij vjen ndërsa presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk do të lejojë Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Izraeli po përballet me presion global në rritje për t’i dhënë fund konfliktit dhe pushtimit të Bregut Perëndimor.

Duke folur në OKB të enjten, presidenti palestinez Mahmoud Abbas përsëriti refuzimin e tij për një rol qeverisës të ardhshëm për Hamasin në Gaza dhe kërkoi që ai të çarmatoset.

Lexo më tej: A mund ta drejtojë Gazën miku i Ramës, Tony Blair? 

Të këshilluara

Dronë misteriozë edhe në qiejt e Francës

Vala e dronëve misteriozë mbi qiejt e Europës përfshin edhe Francën. Ushtria franceze konfirmoi se kishte pikasur disa dronë të panjohur në hapësirën ajrore pra...

15:41

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI