Flash

Rama: E rëndësishme për Shqipërinë që të blihen prona të paluajtshme nga të huajt

Lapsi.al 26 September 2025
Rama: E rëndësishme për Shqipërinë që të

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në eventin e Forbes Global Properties, rrjeti ndërkombëtar imobiliar që hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point.

Eventi u mbajt në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Në fjalën e tij gjatë eventit, Rama theksoi se për vendin është shumë e rëndësishmë që të blihen prona të paluajtshme nga të huajt.

“Të shoh CEO që vjen këtu nga SHBA për të kremtuar këtë mbrëmje, është arritje mjaft e madhe U çudita pak sepse kur ju ofrua përkthim nga shqipja në anglisht, refuzoi. Mësova se në fakt nuk ka lidhje me rrënjë shqiptare, kështu që do ma thuash pse nuk deshe përkthim.

Dua t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve ju. Më e mira s’ka ardhur ende. Në të kundërt nuk do të kishit vënë këmbë në Shqipëri. Shqipëria sot është një destinacion shumë tërheqës dhe është një gjë shumë e mirë të dish që Forbes ka një shprehje shumë të fortë interesi për Shqipërinë. Është mirë të dihet që ata nuk shkojnë kudo, ata shkojnë aty ku mendojnë se ka një horizont të ri. Ky është lajm i mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e pasurive të paluajtshme.

Në një vend që ka përqindjen më të madhe të shtëpive që zotërohen nga njerëzit, është e jashtëzakonshme që vlera e shtëpisë si pasuri të rritet në mënyrë të tillë. Prandaj është një zhvillim shumë i rëndësishëm.

Po përjetojmë ndryshime të mëdha të vlerës së pasurive të patundshme. Jam ftuar të mirëpres disa kapitalistë amerikanë. Kemi nevojë për ta. Na duhen për të gjithë ata që duan të blejnë prona të paluajtshme në Shqipëri”,-tha Rama.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI