Flash

Shqiptari në grevë urie para parlamentit grek: Dua të vërtetën e vdekjes së djalit

Lapsi.al 26 September 2025
Shqiptari në grevë urie para parlamentit grek: Dua të

Pano Ruçi, shqiptari i cili prej disa ditësh kishte hyrë në një grevë urie përpara Parlamentit grek në Athinë ka arritur më në fund të dëgjohet nga autoritetet greke. Ai nisi një protestë duke kërkuar zhvarrosjen e trupit të djalit të tij Denis Ruçi, 22 vjeç që humbi jetën në aksidentin hekurudhor të Tempit në 28 shkurt 2023.

Shqiptari kërkonte që të kryhej analiza e ADN-së pasi trupi që i kanë dorëzuar autoritetet ishte tërësisht i djegur dhe nuk është i bindur që ai i përket djalit të tij. Pas një kalvari ankesash dhe kërkesash, më në fund, prokurorja e Larisës ka urdhëruar zhvarrimin e trupit të të riut, i cili është një nga 57 viktimat që humbën jetën në atë aksident.

“Protothema” citon se menjëherë pas publikimit të vendimit të prokurores së Larisës, shqiptari u shpreh se "kjo nuk ishte ajo që kishte dëshiruar" dhe se do të vazhdojë grevën e urisë. Në një intervistë për mediat greke, Pano Ruçi shpjegoi se nxjerrja e trupit nuk ishte kërkesa e tij ekskluzive, pasi ai e konsideron të nevojshme që të kryhen edhe analiza toksikologjike mbi trupin e Denis Ruçit.

Ai theksoi gjithashtu se nuk kërkon vetëm identifikimin e trupit, por edhe kryerjen e veprimeve administrative të nevojshme për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së djalit të tij. Pasi urdhëroi zhvarrimin e trupit të 22-vjeçarit Denis Ruçi, prokurorja e Larisës do të shqyrtojë edhe kërkesat e familjarëve të tjerë të cilët gjithashtu kërkojnë zhvarrosjen e trupave të viktimave që humbën jetën në aksidentin hekurudhor.

"Unë vazhdoj luftën time, nuk ndalem. Siç e kam thënë që nga momenti i parë, dita e parë, deri në fund. Sepse ata engjëj të vegjël atje lart duan drejtësi. Dhe unë nuk do ta lë kështu. Derisa gjithçka të bëhet siç duhet", - tha Ruçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI