Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Skorupski tregon si e priti penalltinë ndaj Aston Villa: “Mendova për Dibu Martinez”

Lapsi.al 26 September 2025
Skorupski tregon si e priti penalltinë ndaj Aston Villa: “Mendova

Bologna nuk nis mirë në Europa League me humbjen kundër Aston Villa në Angli. Një disfatë që nga pikëpamja e rezultatit është sigurisht negative, por mbetet paraqitja e skuadrës së teknikut Italiano, e cila pati disa raste për të shënuar. Humbja megjithatë mund të kishte qenë edhe më e rëndë, por Skorupski ishte i mirë duke shmangur dyfishimin falë penalltisë së pritur ndaj Watkins. Pikërisht gjuajtja nga njëmbëdhjetë metra u bë temë diskutimi nga studioja e Sky, që në post ndeshje, duke intervistuar portierin e Bologna të lidhur nga Anglia, i kërkoi portierit polak se si kishte arritur ta priste atë goditje duke nuhatur gjuajtjen qendrore.

Në atë moment Skorupski i befason të gjithë dhe i përgjigjet pyetjes së ish-kapitenit të Inter Beppe Bergomi, i cili e pyet nëse ishte përgatitur për penalltitë dhe nëse e njihte lojtarin që gjuajti: “Sinqerisht nuk mendoja se do të gjuante Watkins, pashë që në fund ata ndërruan lojtarin – shpjegon ai. – Ndërsa po gjuante, megjithatë, mendova për Dibu Martinez, për mënyrën se si ai lëviz dhe vallëzon kur duhet të presë penalltitë”.

Skorupski tregon si e priti penalltinë

Në atë pikë Martinez befason studion: “Mendova se nëse do të isha lëvizur si ai, ai mund të gjuante në qendër dhe fatmirësisht e prita”. Martinez megjithatë nuk ishte në portë me Aston Villa, por në pankinë. Skorupski në fakt ishte i aftë të qëndronte në këmbë deri kur kuptoi se gjuajtja do të shkonte në qendër.

Kjo ktheu sërish shpresë te Bologna, që gjeti guximin të luftonte për një barazim, i cili megjithatë në fund nuk erdhi: “Mund të jemi krenarë për mënyrën si kemi luajtur dhe luftuar kundër një skuadre shumë të fortë të Premier League, kemi treguar se mund të luajmë me të gjitha – tha Skorupski –. Në fund humbëm, por nëse vazhdojmë të luajmë kështu, mund ta kalojmë grupin”.

Skorupski

Skorupski, fjalët pas Aston Villa-Bologna

Portieri polak shpjegon sekretin e kësaj Bologna, në të cilin Italiano po bën në të vërtetë diferencën: “Ne e njohim njëri-tjetrin prej më shumë se një viti me stafin tonë, e dimë çfarë na kërkon, është një avantazh i madh që e tregojmë ndeshje pas ndeshjeje – shton ai. – Tani kthehemi në Itali dhe mendojmë për kampionatin sepse duhet të bëjmë pikë edhe atje. Këto ndeshje na bëjnë të rritemi dhe të bëjmë një hap cilësor, si Champions, na japin shumë besim. Jam i sigurt që edhe këtë vit do ta tregojmë si vitin e kaluar”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI