Flash

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, autori shpreh pendesë në gjykatë

Lapsi.al 27 September 2025
Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, autori shpreh pendesë

24-vjeçari Teilor Tivari, i cili akuzohet për vrasjen e 51-vjeçarit Valbon (Marko) Beqiri, ka shprehur pendesë në gjykatë.

Ai sërish ka deklaruar se viktima e ka sulmuar, prandaj ky më pas ka reaguar.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në qytetin bregdetar, ku Beqiri u qëllua për vdekje pas një konflikti. Tivari i u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja

Ai u masakrua me mbi 20 goditje thike nga një 24-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia. Burime të grupit hetimor thonë se ndryshe nga pretendimi i autorit, se viktima tentoi ta përdhunonte, dyshohet se vrasja ka qenë e paramenduar. Hetuesit po shqyrtojnë pistën e një lidhjeje intime mes tyre, që mund të ketë sjellë konfliktin fatal.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se Beqiri është goditur që te dera e apartamentit. Pas përleshjes, ai është gjetur nën tavolinën e kuzhinës (vetëm me të mbathura), ndërsa apartamenti ishte i mbuluar në gjak. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda një harku kohor prej 25 minutash.

Krimi u zbulua pasi viktima nuk shkoi të merrte djalin e tij nga shkolla, si çdo ditë. Pas kërkimeve një i afërm e gjeti të pajetë në banesën që Beqiri e kishte në ruajtje dhe njoftoi mbrëmjen e së mërkurës policinë.

Hetimet zbuluan se krimi ishte kryer paraditen e djeshme, rreth orës 10:00. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 24-vjeçari kishte hyrë në banesë për të blerë lëndë narkotike, por pas një konflikti për motive të dobëta, ai e ka goditur disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia arrestoi 24-vjeçarin Teilor Tivari dhe një tjetër person që e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar motivet e plota të këtij krimi.

Të këshilluara

Biznesmeni italian vritet në Tepelenë

Një biznesmen italian, 44-vjeç, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Niv...

09:03

Kontrolle policore të shumta në Vlorë

Policia rrugore e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion të gjerë. Efektivë të kësaj policie janë ndalur në disa pika kryesore të qytetit. Në këto pika po...

21:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI