Flash

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, Berisha: Autori, nip i Gramoz Ruçit (VIDEO)

Lapsi.al 27 September 2025
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, Berisha: Autori, nip i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin që i ka ardhur nga një qytetar, sipas të cilit autori i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë është nip i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe mik i deputetit të zonës, Tërmet Peçi.

Sipas liderit të opozitës, vrasja e sotme përbën goditje të madhe për biznesin e huaj në vendin tonë.

Statusi i Berishës:

Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit.

Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri

Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit

Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.

📩 Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e qytetarit dixhital.

Doktor përshëndetje. Vrasësi i italianit është nipi i Gramoz Ruçit dhe i biri i Qerem Braçes që mbart rekorde kriminale nga më të frikshet, nga vjedhjet, grabitjet dhe deri tek plagosjet me armë dhe tanimë vrasjen e qytetarit italian. Në këtë video duket qartë që është njohje e afërt e Edi Ramës dhe mbështetës i flaktë i PS në Tepelenë. Ky delinkuent është ai që qëlloi me grusht policin në mes të Fierit dhe që e liruan menjëherë edhe pse ishte në arrest shtëpie.

Këtë kriminel ju e keni pas denoncuar edhe vite më parë

Shikojeni vrasësin mbas zonjës me fustan jeshil, dhe shikojeni edhe “komandant Ramën” se si në sekondën e 40 dhe të 56 të videos sesi e përshëndet me kokë. Më qartë se kaq ska ku të vejë më lidhja e Ramës me kriminelët.

Të këshilluara

Biznesmeni italian vritet në Tepelenë

Një biznesmen italian, 44-vjeç, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Niv...

09:03

Kontrolle policore të shumta në Vlorë

Policia rrugore e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion të gjerë. Efektivë të kësaj policie janë ndalur në disa pika kryesore të qytetit. Në këto pika po...

21:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI