Flash

DASH: Fluksi i parave të drogës dhe korrupsioni qeveritar pengojnë investimet

Lapsi.al 28 September 2025
DASH: Fluksi i parave të drogës dhe korrupsioni qeveritar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për Klimën e Biznesit në Shqipëri për vitin 2025, duke theksuar si potencialet, ashtu edhe sfidat serioze që vendi përballet në tërheqjen e investimeve të huaja.

Sipas raportit, Shqipëria ofron mundësi të mëdha në fusha si energjia, turizmi, shëndetësia, bujqësia, teknologjia dhe minierat. Megjithatë, informaliteti i lartë, korrupsioni dhe sfidat ligjore po pengojnë zhvillimin ekonomik dhe po frenojnë besimin e investitorëve.

“Pavarësisht rritjes së vazhdueshme ekonomike, Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes”, thuhet në raport, duke përmendur faktorë si korrupsioni në sektorin publik dhe gjyqësor, konkurrenca e padrejtë, mungesa e transparencës, ekonomia informale dhe pastrimi i parave.

DASH vë në dukje se investimet direkte të huaja janë rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, ku Holanda, Zvicra, Kanadaja, Italia, Turqia dhe Austria kryesojnë listën. Investimet amerikane janë ende të ulëta, por në rritje.

Raporti veçon edhe problemet e pazgjidhura me pronësinë, që kanë ndikuar në mosmarrëveshje të zgjatura ligjore, ku shumë shtetas amerikanë me origjinë shqiptare janë përfshirë në procese gjyqësore të stërzgjatura.

Pavarësisht ekzistencës së një kuadri ligjor për luftën kundër korrupsionit, zbatimi mbetet i dobët. DASH thekson se progresi i mëtejshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe dënimet për korrupsion të nivelit të lartë janë çelësi për përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë në tregun global.

Në dokument thuhet se sfidat kryesore që dëmtojnë ambientin e biznesit përfshijnë korrupsionin e përhapur, një sistem gjyqësor të dobët, mungesën e transparencës në prokurimet publike, si dhe praninë e madhe të ekonomisë informale dhe pastrimit të parave – sidomos me burim nga trafiku i drogës.

Kontratat e partneritetit publik-privat (PPP) përmenden si një tjetër burim shqetësimi, pasi, sipas raportit, ato shpesh janë hartuar pa analizë të thelluar dhe me mungesë të ekspertizës profesionale. Kjo ka kufizuar pjesëmarrjen e investitorëve të huaj dhe ka krijuar terren për favorizime.

Të këshilluara

Biznesmeni italian vritet në Tepelenë

Një biznesmen italian, 44-vjeç, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Niv...

09:03

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI