Flash

Jennifer Lopez: Divorci me Ben, gjëja më e mirë që më ka ndodhur

Lapsi.al 28 September 2025
Jennifer Lopez: Divorci me Ben, gjëja më e mirë që më

Jennifer Lopez po reflekton për ndarjen nga Ben Affleck, duke zbuluar se kjo periudhë e vështirë i ka sjellë një ndryshim të thellë personal.

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin CBS News Sunday Morning më 28 shtator, këngëtarja dhe aktorja  tha se divorci nga Affleck — i cili është gjithashtu producent ekzekutiv i filmit të saj më të ri, Kiss of the Spider Woman— ishte “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë.”

“Sepse më ndryshoi,” tha Lopez. “Më ndihmoi të rritesha në mënyrën që më nevojitej.”

Lopez tregoi se filmi u xhirua në një periudhë të trazuar në jetën e saj personale. “Çdo moment në set ishte i mrekullueshëm, por sapo kthehesha në shtëpi, gjërat nuk ishin aspak të mira,” rrëfeu ajo. “Duhej të mësoja si të funksionoja brenda kësaj gjendjeje.”

Filmi Kiss of the Spider Woman, një adaptim i romanit të vitit 1976 nga Manuel Puig dhe i shfaqjes së famshme të Broadway-it, pritet të dalë në kinema më 10 tetor dhe përfaqëson rolin e parë të Lopez në një film muzikor.

Lopez dhe Affleck u takuan për herë të parë në vitin 2002 dhe u fejuan, por ndarja erdhi në vitin 2004. Më pas të dy krijuan familje me partnerë të tjerë, derisa u ribashkuan në vitin 2021 dhe u martuan në korrik të vitit 2022 në Las Vegas.

Vetëm dy vjet më vonë, çifti vendosi të ndahej, dhe Lopez paraqiti kërkesën për divorc, duke përmendur “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme.”

Pavarësisht ndarjes, Lopez është fokusuar plotësisht në karrierën e saj dhe promovimin e këtij projekti të veçantë për të, që e konsideron një nder të madh. Ajo gjithashtu ia ka dedikuar filmin nënës së saj, Guadalupe Rodríguez, që ishte e apasionuar pas filmave muzikorë.

“Jam rritur me muzikale,” tha Lopez. “Mamaja ime i adhuronte ato, dhe edhe unë po ashtu. E ndiej që me këtë film i kam bërë një nder asaj.

Të këshilluara

Barack Obama rrëfen sfidat në martesë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka folur hapur për sfidat që ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, kanë kaluar gjatë martesës së tyr...

19:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI