Flash

Negociatat për emrin, Alimehmeti: Kandidati për Tiranën vjen së shpejti

Lapsi.al 28 September 2025
Negociatat për emrin, Alimehmeti: Kandidati për Tiranën vjen

Anëtari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht pjesë e grupit të ngritur për përzgjedhjen e kandidatit për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka folur në një deklaratë për procesin që po ndjek opozita për të arritur një emër konsensual përballë kandidatit të mazhorancës.

I ftuar në emisionin Review me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, Alimehmeti theksoi se procesi është ende në zhvillim dhe se po ecën me hapa të shpejtë, duke përfshirë jo vetëm partitë parlamentare, por edhe ato aleate dhe faktorë të tjerë opozitarë.

“Patjetër procesi është në zhvillim e sipër. Ka një radhë. Demokracia parashikon numra. Janë partitë parlamentare dhe ato aleate. E më pas duhet parë ata që kanë qëndrim opozitar përballë Edi Ramës. Në këtë aspekt negociatat janë hapur, diskutimet janë hapur. Ju kujtua që grupi u themelua, u krijua dy ditë përpara kështu që në këtë aspekt kemi ecur goxha shpejt në këtë aspekt. Kemi disa kontakte të ngushta me liderët e partive. Shumë shpejt do të dal kandidati dhe do duhet të jetë një konsensus i gjerë përtej Partisë Demokratike”, – tha Alimehmeti. /Euronews Albania

Të këshilluara

Shqiptari kapet me 27 kg kokainë në Itali

Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar, i lindur në vitin 1978, pasi u kap në flagrancë duke poseduar kokainë. Sekuestrimi ndodhi në autostradën Messin...

16:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI