Flash

Noka: Për pak ditë do të kemi emrin e kandidatit për Tiranën

Lapsi.al 28 September 2025
Noka: Për pak ditë do të kemi emrin e kandidatit për

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat ka komentuar takimet e zhvilluara gjatë kësaj fundjave në kuadër të negociatave për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Noka theksoi se procesi është në fazën përfundimtare dhe se shumë shpejt opozita do të dalë me një emër zyrtar, duke garantuar se çdo hap po ndiqet me transparencë dhe konsultim me të gjitha forcat parlamentare.

Ai nënvizoi se opozita po vepron si një forcë demokratike, duke ndjekur procedurat dhe duke zhvilluar takime të njëpasnjëshme për të arritur një konsensus të gjerë rreth kandidatit që do të përfaqësojë interesin e qytetarëve të Tiranës.

Sipas Nokës, nga këto konsultime janë përjashtuar vetëm përfaqësuesit e së majtës radikale, duke theksuar se qëllimi final është ofrimi i një alternative të bashkuar dhe fituese për kryeqytetin.

"Ju siguroj që është çështje ditësh. Ne jemi opozitë dhe forcë demokratike, ndaj ndjekim hapat dhe procedurat, konsultohemi dhe më pas vendosim.

E gjitha kjo është çështje ditësh dhe shumë shpejt do të keni emrin e kandidatit të opozitës.

Siç e shikoni, dje e shtunë dhe sot e diel, ne sërish vazhdojmë me takime intensive me të gjitha forcat parlamentare dhe më pas me një konsultë me të tjerët, për të arritur në fund me kandidatin final dhe qëllimin që i duhet Tiranës.

Partitë parlamentare që përjashtohen është vetëm e majta radikale e Qorrit". 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI