Flash

PAMJET/ Qindra njerëz solidarizohen me shqiptarin në grevë urie në mes të Athinës

Lapsi.al 28 September 2025
PAMJET/ Qindra njerëz solidarizohen me shqiptarin në grevë urie

Një tubim solidariteti për grevën e urisë shqiptarit Pano Ruçi, babait të Denisit 22-vjeçar i cili u vra në aksidentin hekurudhor në Tempi është zhvilluar këtë të diel në sheshin Syntagma të Athinës. Qindra njerëz janë mbledhur në vendngjarje. Shqiptari vazhdon grevën e tij të urisë për të 14-ën ditë.

Tubime në solidaritet me të po zhvillohen edhe në qytete të tjera të Greqisë, si në Selanik, Patra, Larisa, Heraklion, Rethymno dhe Serres.

Tubim solidariteti për Panos Routsis në Sheshin Syntagma - Shihni videot dhe fotot

Pak ditë më parë, prokurorja e Larisës pranoi kërkesën e tij për të zhvarrosur të birin me qëllim kryerjen e analizës së ADN-së, pasi 57-vjeçari pretendon se eshtrat e djegura që iu dhanë nga autoritetet nuk i përkasin të birit.

Tubim solidariteti për Panos Routsis në Sheshin Syntagma - Shihni videot dhe fotot

Megjithatë, ai nuk është kënaqur me kaq, duke deklaruar se do të vijojë grevën e urisë derisa të kryhen analizat e duhura për të zbardhur arsyet e vdekjes së djalit të tij.

Tubim solidariteti për Panos Routsis në Sheshin Syntagma - Shihni videot dhe fotot

“Kjo nuk është ajo që dua. Unë do të vazhdoj luftën time, nuk ndalem. Siç e kam thënë që nga dita e parë: ata engjëj të vegjël atje lart duan drejtësi, dhe unë nuk do ta lë kështu. Deri sa gjithçka të bëhet siç duhet,” tha Pano Ruçi.

Tubim solidariteti për Panos Routsis në Sheshin Syntagma - Shihni videot dhe fotot

Në aksidentin e dy viteve më parë, përplasja e dy trenave shkaktoi vdekjen e 57 personave, mes të cilëve edhe 6 të rinj me origjinë shqiptare. /LAPSI.al

Të këshilluara

Shqiptari kapet me 27 kg kokainë në Itali

Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar, i lindur në vitin 1978, pasi u kap në flagrancë duke poseduar kokainë. Sekuestrimi ndodhi në autostradën Messin...

16:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI