Flash

Selena Gomez martohet me producentin Benny Blanco

Lapsi.al 28 September 2025
Selena Gomez martohet me producentin Benny Blanco

Selena Gomez  i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me producentin muzikor Benny Blanco, në një ceremoni të mbajtur në Santa Barbara, Kaliforni.

Selena zbuloi lajmin për fansat  përmes Instagramit të shtunën mbrëma, ku publikoi disa foto dhe video nga dita e madhe.

[embed]https://www.instagram.com/p/DPH6AbikoLG/[/embed]

Çifti u martua në kopshtin luksoz “Sea Crest Nursery”, përballë detit, në praninë e rreth 170 të ftuarve, mes tyre emra të njohur si Taylor Swift, aktorët e serialit “Only Murders in the Building” Steve Martin, Martin Short dhe Paul Rudd, si dhe Paris Hilton, Ed Sheeran dhe aktori David Henrie nga koha e “Wizards of Waverly Place”.

Dasma u organizua me shumë kujdes dhe siguri maksimale, pasi informacionet për vendin dhe datën ishin zbuluar më herët. Ftesat ishin të punuara me dorë, me inicialet “S” dhe “B” të ndërlidhura dhe një degë të vogël lulesh që simbolizonin dashurinë dhe pastërtinë. Të ftuarit u vendosën në hotelin luksoz El Encanto, me çmim 3,500 dollarë nata.

Selena dhe Benny u përfolën për herë të parë si çift në korrik 2023, kur ai mori pjesë në ditëlindjen e saj. Gjashtë muaj më vonë, Selena konfirmoi lidhjen me një koment në Instagram: “Fakte.”

Në dhjetor 2024, çifti shpalli fejesën me një postim të ëmbël ku Selena tregonte unazën me diamant. Blanco e kishte dizenjuar vetë unazën me simbole të veçanta që përfaqësonin lidhjen e tyre.

Të këshilluara

Barack Obama rrëfen sfidat në martesë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka folur hapur për sfidat që ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, kanë kaluar gjatë martesës së tyr...

19:32

Rihanna bëhet nënë për herë të tretë

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, janë bërë prindër për herë të tretë! Artistja e hitit “Diamonds” e ndau lajmin emocionues në Instagram të mërkurën, k...

16:45

Kim Kardashian thumbon ish-partnerët

Kim Kardashian ka bërë një koment të nënkuptuar ndaj ish-bashkëshortit të saj Kanye West dhe ish-partnerëve të tjerë gjatë një interviste në emisionin “The Toni...

14:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI