Flash

Bad Bunny, performuesi kryesor në Super Bowl 2026

Lapsi.al 29 September 2025
Bad Bunny, performuesi kryesor në Super Bowl 2026

Bad Bunny, do të jetë kryeartisti i “Apple Music Super Bowl LX Halftime Show” më 8 shkurt 2026 në Levi’s Stadium, Kaliforni.

Artisti e ndau lajmin me ndjekësit e tij të dielën përmes një videoje në Instagram, ku shfaqet ulur , ndërsa në sfond luan hiti i tij “Callaita”. Në mbishkrim shkroi:

“Super Bowl LX. Bay Area. Shkurt 2026. #AppleMusicHalftime”

Në një deklaratë për mediat, fituesi i Grammy-t u shpreh:

“Ajo që ndiej shkon përtej vetes sime. Është për ata që erdhën para meje dhe vrapuan që unë të mund të shënoj një touchdown… Ky moment është për popullin tim, për kulturën tonë dhe për historinë tonë.”

Ai shtoi në spanjisht: “Shko thuaji gjyshes tënde, që ne do të jemi HALFTIME SHOW i SUPER BOWL-it!”

Ky nuk është debutimi i parë i Bad Bunny në Super Bowl. Në vitin 2020, ai ishte i ftuar special gjatë performancës ikonike të Shakira-s dhe Jennifer Lopez në Miami, ku interpretoi “I Like It” dhe “Callaita”.

Jay-Z, përmes kompanisë së tij Roc Nation, luan rol kyç në përzgjedhjen e artistëve për Super Bowl. Ai deklaroi:

“Ajo që Benito ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Puerto Ricon është frymëzuese. Është nder ta kemi në skenën më të madhe në botë.”

Jon Barker nga NFL shtoi:

“Bad Bunny është një nga artistët më me ndikim global – dhe shfaqjet e tij janë gjithmonë eksplozive, vizualisht kreative dhe kulturore.”

Përpara konfirmimit të Bad Bunny, fansat ishin të bindur se në skenë do ngjitej Taylor Swift, sidomos për shkak të lidhjes së saj me yllin e Kansas City Chiefs, Travis Kelce. Megjithatë, ajo thuhet se është distancuar nga paraqitjet publike për arsye sigurie.

Edhe Adele dhe Miley Cyrus ishin përfolur si opsione, ndërsa fansat e rock-ut shpresonin për Metallica, duke qenë se Super Bowl 2026 do mbahet në San Francisco Bay Area, pranë qytetit të tyre të lindjes.

 

Të këshilluara

Barack Obama rrëfen sfidat në martesë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka folur hapur për sfidat që ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, kanë kaluar gjatë martesës së tyr...

19:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI