Flash

Dasma e Selena Gomez sjell pakënaqësi tek e ëma e saj: E zhgënjyer

Lapsi.al 29 September 2025
Dasma e Selena Gomez sjell pakënaqësi tek e ëma e saj: E

Sipas një burimi për Daily Mail, Mandy Teefey, nëna e Selena Gomez, është ndjerë e lënduar dhe e zhgënjyer nga një vendim i vajzës së saj gjatë dasmës me producentin Benny Blanco.

“Nëna e Selena-s dhe bashkëshorti i saj, Brian, mbetën të shkatërruar kur mësuan që nuk do ishte Mandy ajo që do ta shoqëronte në altar,” – tha burimi.

Në vend të saj, Selena zgjodhi gjyshin e saj, David Cornett, për ta dorëzuar në altar gjatë ceremonisë së mbajtur të shtunën në një pronë private në Santa Barbara, Kaliforni.

“David dhe bashkëshortja e tij Debbie shpërthyen në lot gëzimi kur ajo ua kërkoi,” – shtoi burimi.

“Selena e kishte marrë këtë vendim që në fillim të planifikimit të dasmës.”

Ceremonia përfshiu një fundjavë të tërë festimesh, ku morën pjesë miq të ngushtë dhe familjarë, përfshirë edhe emra si Taylor Swift, e cila qëndroi në një rezidencë private për arsye sigurie.

Të ftuarit e tjerë u sistemuan në hotelin luksoz El Encanto në Montecito dhe u transportuan në vendndodhjen e dasmës pa ditur paraprakisht se ku po shkonin, për të ruajtur privatësinë maksimale.

Selena është rritur nga nëna e saj Mandy Teefey, e cila e solli në jetë në moshën 16-vjeçare dhe e rriti si nënë beqare. Marrëdhënia e tyre ka qenë shpeshherë e afërt, por edhe me ulje-ngritje.

Megjithatë, edhe pse e përjashtuar nga momenti i ecjes drejt altarit, roli i Teefey në lidhjen mes Selena-s dhe Benny-t nuk është i vogël. Në një intervistë të mëparshme, çifti ka zbuluar se pikërisht nëna e Selena-s ka qenë ndër personat e parë që i ka prezantuar me njëri-tjetrin, vite më parë.

“Nëna e saj e organizoi takimin tonë të parë për arsye pune,” – ka treguar Blanco.

Pas vitesh miqësie, romanca mes Selena-s dhe producentit 37-vjeçar nisi në vitin 2023, pas ditëlindjes së saj të 31-të. Ata e bënë publike lidhjen në dhjetor të vitit 2024, me një postim në Instagram ku Selena shkroi “Përgjithmonë nis tani.”

 

Të këshilluara

Barack Obama rrëfen sfidat në martesë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka folur hapur për sfidat që ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, kanë kaluar gjatë martesës së tyr...

19:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI