Flash

Grupi parlamentar i PD kërkon interpelancë me Ramën për takimin në Aruba

Lapsi.al 29 September 2025
Grupi parlamentar i PD kërkon interpelancë me Ramën për

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, për të dhënë llogari lidhur me një takim të fshehtë të zhvilluar në Aruba, në janar të vitit 2019, ku dyshohet se morën pjesë përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe krimit të organizuar.

Deputetët e PD-së, të udhëhequr nga Sali Berisha, kërkojnë sqarime për lidhjet e mundshme të Kryeministrit me krimin e organizuar dhe ndikimin e tij në ekonominë shqiptare, duke përfshirë ndarjen e fondeve publike dhe licencave për investime të dyshimta.

Kërkesa vjen pas një hetimi të gazetarit italian Nello Trocchia dhe raporteve nga autoritetet ndërkombëtare, që lidhin Shqipërinë me pastrimin e parave dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Gjithashtu, kërkohet informacion mbi mundësinë që grupet kriminale të përfitojnë leje ndërtimi dhe kontrata publike nga qeveria. PD i bën thirrje Kuvendit të përfshijë këtë çështje në seancën e ardhshme plenare.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI