Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Izraeli pranon ofertën për paqe në Gaza, Netanjahu bindet në Shtëpinë e Bardhë

Lapsi.al 29 September 2025
Izraeli pranon ofertën për paqe në Gaza, Netanjahu bindet në

Në vit pas luftës shkatërrimtare në Gaza, duket se drita në fund të tunelit po shfaqet. Shtëpia e Bardhë ka hedhur mbi tavolinë një plan që synon t’i japë fund gjakderdhjes dhe të hapë një kapitull të ri për territorin e shkatërruar nga lufta.

Armëpushimi i menjëhershëm, lirimi i pengjeve dhe futja masive e ndihmave humanitare janë gurët e parë të këtij plani ambicioz, por vëmendjen më të madhe e ka marrë struktura e re e qeverisjes. Një Bord Ndërkombëtar i Paqes, që do të drejtojë tranzicionin dhe rindërtimin e Gazës, do të kryesohet nga ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili rikthehet në skenën ndërkombëtare me një rol vendimtar për të ardhmen e Lindjes së Mesme. Paqja u konfirmua në një konferencë për mediat nga Donald Trump dhe Benjamin Netanjahu në SHBA.

Plani i Shtëpisë së Bardhë për Gazën i publikuar nga New York Times

Shtëpia e Bardhë publikoi të hënën një plan të gjatë, që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, si dhe paraqet skenarë për të ardhmen e këtij territori.

Kushtet përfshijnë disa propozime që prej kohësh janë refuzuar si nga Izraeli ashtu edhe nga Hamasi.

• Gaza do të bëhet një zonë e deradikalizuar, pa terrorizëm, që nuk përbën kërcënim për fqinjët.

• Gaza do të rindërtohet për të mirën e popullit të saj, i cili ka vuajtur mjaftueshëm.

Nëse të dyja palët bien dakord me këtë propozim, lufta do të përfundojë menjëherë. Forcat izraelite do të tërhiqen në vijën e rënë dakord, në pritje të lirimit të pengjeve. Në këtë kohë:

• të gjitha operacionet ushtarake (përfshirë bombardimet ajrore dhe artilerinë) do të pezullohen;

• vijat e frontit do të mbeten të ngrira deri në përmbushjen e kushteve për tërheqjen e plotë dhe të fazuar.

Çështja e pengjeve dhe të burgosurve

• Brenda 72 orëve nga pranimi publik i marrëveshjes nga Izraeli, të gjithë pengjet, të gjallë ose të vdekur, do të kthehen.

• Pas lirimit të pengjeve, Izraeli do të lirojë 250 të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 1700 palestinezë nga Gaza të arrestuar pas 7 tetorit 2023, përfshirë të gjitha gratë dhe fëmijët e ndaluar.

• Për çdo peng izraelit, mbetjet e të cilit dorëzohen, Izraeli do të dorëzojë trupat e 15 palestinezëve të vdekur.

Anëtarët e Hamasit që pranojnë bashkëjetesë paqësore dhe dorëzojnë armët do të përfitojnë amnisti. Ata që duan të largohen nga Gaza do të kenë korridor të sigurt drejt vendeve pritëse.

Ndihma humanitare dhe rindërtimi

• Menjëherë pas pranimit të marrëveshjes, në Gaza do të futet ndihmë e plotë humanitare në përputhje me marrëveshjen e 19 janarit 2025.

• Kjo përfshin: rehabilitimin e infrastrukturës (ujë, energji, kanalizime), spitaleve, furrave të bukës dhe pajisjeve për pastrimin e rrënojave.

• Shpërndarja e ndihmës do të bëhet nën drejtimin e OKB-së, Kryqit të Kuq dhe organizatave ndërkombëtare neutrale, pa ndërhyrje nga palët.

• Kalimi Rafah do të hapet në të dy drejtimet sipas mekanizmave të marrëveshjes së 19 janarit 2025.

Qeverisja e përkohshme

• Gaza do të administrohet nga një komitet palestinez teknokrat, jo-politik, që do të menaxhojë shërbimet publike dhe komunale.

• Ky komitet do të mbikëqyret nga një organ ndërkombëtar tranzitor “Bordi i Paqes”, i kryesuar nga Donald J. Trump, me anëtarë të tjerë që do të shpallen, përfshirë ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

• Ky organ do të përcaktojë kornizën dhe do të menaxhojë financimet e rindërtimit të Gazës deri në momentin që Autoriteti Palestinez të përfundojë reformat dhe të marrë kontrollin.

Zhvillimi ekonomik

• Do të hartohet një plan ekonomik për zhvillimin e Gazës, me ekspertë që kanë marrë pjesë në ngritjen e qyteteve moderne në Lindjen e Mesme.

• Do të krijohet një zonë ekonomike speciale, me tarifa preferenciale dhe qasje të negociuar me shtetet pjesëmarrëse.

• Askush nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza; ata që duan mund të dalin dhe të kthehen lirisht.

Demilitarizimi dhe siguria

• Hamasi dhe fraksione të tjera nuk do të kenë rol në qeverisjen e Gazës.

• E gjithë infrastruktura ushtarake dhe terroriste (tunel, fabrika armësh) do të shkatërrohet dhe nuk do të rindërtohet.

• Do të nisë një proces i demilitarizimit të plotë të Gazës, i mbikëqyrur nga monitorë të pavarur, përfshirë programe ndërkombëtare për çarmatimin dhe reintegrimin.

• Partnerët rajonalë do të garantojnë që Hamasi dhe grupet e tjera të respektojnë marrëveshjen.

Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit (ISF)

• Shtetet e Bashkuara, me partnerë arabë dhe ndërkombëtarë, do të krijojnë një Forcë të Përkohshme Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), që do të dislokohet menjëherë në Gaza.

• ISF do të trajnojë dhe mbështesë policinë palestineze, në konsultim me Jordaninë dhe Egjiptin.

• Kjo forcë do të sigurojë kufijtë dhe do të parandalojë hyrjen e armëve, duke mundësuar hyrjen e sigurt të mallrave për rindërtim.

• Izraeli nuk do ta pushtojë apo aneksojë Gazën. Me kalimin e kohës, IDF do t’ia dorëzojë territoret ISF-së, deri në tërheqjen e plotë, duke ruajtur vetëm një perimetër sigurie derisa Gaza të jetë plotësisht e sigurt nga terrorizmi.

Nëse Hamasi vonon apo refuzon marrëveshjen, ndihma dhe rindërtimi do të vijojnë në zonat “pa terror” të kontrolluara nga ISF.

Perspektiva politike

• Do të krijohet një proces i dialogut ndërfetar, për të nxitur tolerancën dhe bashkëjetesën paqësore.

• Nëse rindërtimi i Gazës avancon dhe reformat e Autoritetit Palestinez zbatohen me përpikmëri, do të krijohen kushtet për një rrugë reale drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze.

• SHBA do të ndërmjetësojë një dialog midis Izraelit dhe Palestinës për një horizont politik të bashkëjetesës paqësore dhe të begatë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI