Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Koalicioni për Tiranën/ Shehaj: PD nuk është në kushte të përjashtojë Arlind Qorin

Lapsi.al 29 September 2025
Koalicioni për Tiranën/ Shehaj: PD nuk është në kushte

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kreu i Partisë Mundësia parashtroi kushtin e vetëm për të negociuar me PD-në dhe partitë e tjera opozitare, i cili është se duhet një kandidat jashtë politikës.

Lexo më tej: Shehaj: PD të ndajë mendjen! Me kandidat jo-politik fitojmë Tiranën, kemi emra 

I pyetur mbi përjashtimin që Flamur Noka i bëri Arlind Qorit dhe Lëvizjes Bashkë nga negociatat, Shehaj u shpreh se partia më e madhe e opozitës nuk është në kushtet për të përjashtuar njeri.

"Nëse duam të zgjedhim një kandidat jo të korruptuar në bashkinë Tiranë duhet ti shtrijmë dorën të gjithëve e nuk e shoh të arsyesme të themi këta jo këta po, Qorit, Lapajt, Shabanit, ë gjithëve pa përjashtim. Opozita s’ka luksin të vendosë veto.

Vërtet mendojmë që opozita është në kuashtet që mund të zgjedhë?

Nuk është kjo fryma, nuk është kjo zgjidhja" - u shpreh Shehaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI