Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Kryemadhi: SPAK ka shantazhuar dëshmitarë kundër meje dhe Ilir Metës

Lapsi.al 29 September 2025
Kryemadhi: SPAK ka shantazhuar dëshmitarë kundër meje dhe Ilir

Ish-deputetja Monika Kryemadhi shprehet se SPAK ka shantazhuar dëshmitarët në procesin kundër saj dhe Ilir Metës. E ftuar në emisionin 'Çim Peka Live', Kryemadhi tregoi se nje prej dëshmitarëve, të cilit i kanë blerë shtëpinë në Bllok, është intimiduar nga prokurorët e SPAK.

Një rast tjetër që Kryemadhi përmendi është ai i personit që ka shitur apartamentin e nënës së saj, i cili sapo kishte ardhur nga Kanadaja dhe është mbajtur për orë të tëra në SPAK, ku u intimidua dhe u mbajt gjatë natës në polici për tu thirrur më pas sërish në prokurori.

"Kemi problem në dosjen Meta dhe në dosjen time. Ka dëshmitarë që janë shantazhuar. Personi është intimiduar, i është thënë se ke marrë para kesh nga Fatime Kryemadhi. Më pas është arrestuar për 3 muaj pa asnjë shkak, për t’i bërë presion. Edhe personi tjetër që ka bërë shitjen e apartamentit të mamasë time. Sapo ka zbritur nga avioni erdhi nga Kanadaja është mbajtur ne SPAK është mbajtur për orë të tëra dhe është intimiduar.

I kanë mbajtur gjithë natën në polici, pastaj i kanë dërguar në prokurori. Më pas u kanë thënë ikni e shplodhuni se do ju thërrasim prap. Sepse vetë metodologjia që ka përdorur SPAK në këtë çështje nuk ka qenë për të zbardhur për të vërtetën, por për të marrë qoftë edhe një deponim me një klauzolë ose një fjali, që ka të bëjë," tha Kryemadhi.

Ajo deklaroi se gjyqi ndaj Ilir Metës dhe saj do të jetë i hapur për publikun. Kryemadhi theksoi gjithashtu se nga prokurorët ka pasur tjetërsime të deklaratave dhe prokuroria ka gënjyer gjykatat.

Po ashtu, Kryemadhi përmendi dëshminë e Kastriot Ismailit, i cili sipas saj, ka pohuar se dëshmia e bashkëshortes së saj nuk është e vërtetë dhe se ka ardhur nga një moment emocional.

"Nga prokurorët ka pasur tjetërsime të deklaratave. Prokuroria ka gënjyer gjykatat. Gjyqi i Ilir Metës, Monika Kryemadhit do të jetë i hapur për publikun. Kam dhe dëshminë e Kastriot Ismailit i cili thotë se, dëshmia e bashkëshortes time nuk janë të vërteta se kanë ardhur nga një moment emocional. Dëshmia e bashkëshortes së Kastriot Ismailit është regjistruar nga një gazetar, nuk është dëshmi e dhënë para SPAK-ut," tha Kryemadhi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI