Flash

Seanca paraprake për Veliajn, GJKKO vendos kalimin ose jo për gjykim

Lapsi.al 29 September 2025

Sot, në orën 12:00, në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, dhe të pandehurve të tjerë në çështjen që SPAK e dërgoi për gjykim më 10 shtator. Gjyqtarja Etleva Deda do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, apo ta rikthejë në Prokurorinë e Posaçme për hetime të mëtejshme.

Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, në marrëdhënie me disa kompani që, në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përballet me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.

Përveç Veliajt dhe Xoxës, në këtë çështje janë marrë të pandehur 28 persona dhe shoqëri, përfshirë ish-deputeten Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Një tjetër i pandehur është Fatjon Baci, gardiani i burgut të Durrësit, i cili akuzohet se i dha telefonin celular Veliajt gjatë transferimit nga qelia në gjykatë, në dy raste të veçanta.

Veliaj ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin nga qelia. Seanca për shqyrtimin e kërkesës është caktuar për 2 tetor, ndërsa relatore e çështjes do jetë gjyqtarja Albana Boksi.

Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator,.me vendim të Këshillit të Ministrave.

Të këshilluara

Shqiptari kapet me 27 kg kokainë në Itali

Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar, i lindur në vitin 1978, pasi u kap në flagrancë duke poseduar kokainë. Sekuestrimi ndodhi në autostradën Messin...

16:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI