Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Shehaj: PD të ndajë mendjen! Me kandidat jo-politik fitojmë Tiranën, kemi emra

Lapsi.al 29 September 2025
Shehaj: PD të ndajë mendjen! Me kandidat jo-politik fitojmë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi sot se forca që ai drejton nuk ka zhvilluar ende negociata me Partinë Demokratike për një kandidat të përbashkët të opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Në një konferencë për shtyp, Shehaj u shpreh i prerë se nuk do të ketë asnjë bisedim me PD-në, nëse paraprakisht nuk merret një vendim që kandidati opozitar të jetë jashtë politikës, i pakorruptuar dhe përbashkues për të gjitha partitë opozitare.

"Kemi thirrur këtë konferencë për shtyp në lidhje me zgjedhjet për kryetar Bashkie në Tiranë, duke pasur parasysh që edhe PD ka deklaruar se ka filluar negociatat për një kandidaturë të mundshme të të gjithë opozitës.

Ne kemi mbajtur një qendrim e kemi thënë që ka vetëm një mënyrë për të fituar zgjedhjet në Tiranë dhe e vetmja mënyrë është që e gjithë opozita të ketë një kandidat që vjen nga jashtë partive politike. Jemi të bindur që kjo është është er vetmja mënyrë për të dfituar zgjedhjet në Bashkinë Tiranë. Sidomos duke pasur parasysh që para disa muajsh u bënë zgjedhje në Tiranë dhe PS ka marrë pothuaj 44% të votave po të llogarisim dhe votat që ka marrë PSD, shanset që një kandidat I opozitës I njërës prej partive politike të fitojë zgjedhjet janë shumë të vogla. 

E vetmja mënyrë dhe e vetmja alternativë është të kemi një kandidat që vjen jo nga radhët e partive politike.

Nuk kemi marrë një përgjigje të prerë nga PD nëse është apo nuk është për një alternativë të tillë. Përgjigjet kanë qenë të llojit edhe mundet, të shohim. Por propozimi ynë ishte i qartë. Na kërkohet të futemi në negociata, por para se të zhvillojmë cdo lloj negociate është me rëndësi që PD të thotë është apo nuk është për një kandidat të tillë e nuk mund të luajë me dy porta duke thënë edhe jemi edhe s’jemi.

Duhet ta ndajë ose do vazhdojë me mënyrën e vjetër duke nxjerrë një kandidat që përfaqëson PD ose me mënyrën e re që opozita nxjerr një kandidat të përbashkët." -  u shpreh Agron Shehaj.

Shehaj deklaroi se partia e tij ka disa emra, alternativa që është i bindur që fitojnë ndaj Ogerta Manastirliut në Tiranë. Por, sipas Shehajt, PD-ja duhet të ndajë mendjen se si do të veprojë.

"Dëgjoj shpesh që thonë që nuk paska kandiatë të gatshem. Nuk është e vërtët Tirana ka kandidatë të ndershëm punëtorë të aftë pafund ka shumë që janë të gatshëm të lënë punët e tyre e të vendosen në shërbim të qytetarëve të Tiranës.

Ne kemi disa emra, alternativa shumë të mira që jam i bindur që mund të fitojnë përballë kandiates socialste që të gjithë e dinë që ka dosje ne spak se ka abuzuar me paratë e qytetarëve shqiptarë. 

Thjesht PD të ndajë mendjen nuk mund të ulemi në negociata pa ditur për cfarë do negociojmë. Nëse duan të dinë nga Partia Mundësia nëse ne do mbështesim një kandidat të PD, është e kotë që të ulemi në tavolinë. Përgjigja qështë jo. Nëse janë të gatshëm e kanë ndarë mendjen që të kandidojnmë një përfaqësues të opozitës që të bashkojë opozitën e që të marri vota përtej votave të partive opozitare jo vetëm që jemi dakort por jemi të bindur që kjo është e vetmja mundësi.

Ky është një fillim. Le ta tregojmë që mundet Edi Rama. Ky është një shans i artë që pas 12 vitesh të kemi një palë zgjedhje ku opozita fiton" - u shpreh Shehaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI