Flash

Shtëpia e Bardhë: Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazan

Lapsi.al 29 September 2025
Shtëpia e Bardhë: Jemi shumë pranë marrëveshjes

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se janë shumë afër një marrëveshjeje për Gazën. Kjo deklaratë vjen vetëm disa orë para se Donald Trump të takohej me Benjamin Netanyahun në Zyrën Ovale. Shtëpia e Bardhë shprehu shpresë për një marrëveshje izraelito-palestineze, megjithëse pranoi se të dyja palët ka të ngjarë të dalin nga diskutimi i sotëm pak të pakënaqura. Por pranimi i planit të Presidentit të SHBA-së është një rrugë e fortë drejt paqes për të gjithë Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu ka deklaruar se para takimit, Trump do të zhvillojë një bisedë telefonike me Emirin e Katarit. Diskutimi, vjen në përgjigje të rrjedhjeve të informacionit nga Katari sot se Trump duket se po e ndryshon narrativën e tij krahasuar me atë që u tha atyre në takimin në Nju Jork.

Pas sulmeve izraelite në Doha, Shtëpia e Bardhë duket mjaft e bezdisur në sfond me mënyrën se si Tel Avivi e trajtoi atë, por edhe për deficitin e informacionit që pala amerikane këmbëngul se ka pasur. Megjithatë, sipas Axios, Netanyahu përballet me dilemën nëse duhet ta pranojë planin për t’i dhënë fund luftës apo të rrezikojë një përçarje publike me SHBA-në, gjë që mund të çojë në një izolim edhe më të madh ndërkombëtar.

Për herë të parë që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump duket i gatshëm të përplaset me kryeministrin izraelit për Gazën dhe ta ushtrojë presion ndaj tij për të bërë paqe. Të dielën, Donald Trump shprehu optimizëm për planin.

"Kemi një mundësi reale për MADHËSHTI NË LINDJEN E MESME", shkroi Trump në mediat sociale. "TË GJITHË ËSHTË GATI PËR DIÇKA TË VEÇANTË, PËR HERËN E PARË NË HISTORI. NE DO TA BËJMË!!!", shtoi ai.

Ndërsa Hamasi tha të dielën se nuk kishte marrë asnjë propozim të ri për armëpushim. Në një deklaratë, ai përsëriti gatishmërinë e tij për të shqyrtuar çdo propozim që merr nga ndërmjetësit e tij vëllezër në një mënyrë pozitive dhe të përgjegjshme, duke ruajtur njëkohësisht të drejtat kombëtare të popullit tonë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI