Flash

Nicole Kidman kërkon divorcin nga Keith Urban

Lapsi.al 30 September 2025
Nicole Kidman kërkon divorcin nga Keith Urban

Nicole Kidman ka dorëzuar kërkesën për divorc nga bashkëshorti Keith Urban, duke i dhënë fund një martese prej gati dy dekadash, konfirmon Page Six.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga mediat amerikane, Kidman përmend “mospajtime të pakapërcyeshme” si arsye për ndarjen, ndërsa data zyrtare e ndarjes është shënuar 30 shtator 2025 – po dita kur është bërë edhe kërkesa.

Në dokumente theksohet se palët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për shpërndarjen e pasurisë dhe planin e kujdestarisë, i cili do të paraqitet për miratim në gjykatë.

Burime pranë çiftit i thanë TMZ se Kidman dhe Urban kanë jetuar të ndarë që prej fillimit të verës, ndonëse në dokumente ligjore aktorja e përmend ndarjen si të sapondodhur.

"Urban është larguar nga shtëpia familjare në Nashville, Tennessee, dhe ka blerë një banesë të re në të njëjtin qytet, ndërsa Kidman ka qëndruar me fëmijët. Nicole po përpiqet të mbajë familjen bashkë në këtë kohë të vështirë,” tha një burim për Page Six.

Dyshimet për krizën në çift nisën në qershor, kur fansat vunë re që Urban nuk postoi asnjë mesazh për 19-vjetorin e martesës së tyre, ndryshe nga Kidman që ndau një mesazh dashurie në Instagram. Urban reagoi vetëm me një emoji në postimin e saj.

Ndërkohë, në qershor, Keith u largua papritur nga një intervistë virtuale kur u pyet për skenat e dashurisë të Kidman me aktorin Zac Efron në filmin e ri të Netflix, “A Family Affair”.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI