Flash

Zoey Deutch konfirmon fejesën me Jimmy Tatro

Lapsi.al 30 September 2025
Zoey Deutch konfirmon fejesën me Jimmy Tatro

Zoey Deutch ka zbuluar se është fejuar me partnerin e saj prej vitesh, Jimmy Tatro.

Aktorja zbuloi në Instagram se Tatro i ka propozuar tre muaj më parë. “Tre muaj e fejuar me dashurinë e jetës sime,” shkroi ajo krah një fotoje ku shihet me unazën e fejesës dhe të fejuarin e saj 33-vjeçar.

[embed]https://www.instagram.com/p/DPKIiaJCQjx/[/embed]

Sipas ekspertëve të bizhuterive nga “The Clear Cut”, unaza e saj e fejesës është me diamant “square cushion cut” rreth 5 karatësh, dhe nëse është diamant natyral, mund të vlejë mes 100,000 dhe 300,000 dollarë.

Çifti e bëri lidhjen publike në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2021, dhe që prej atëherë janë parë herë pas here në rrjetet sociale me postime të ëmbla, urime ditëlindjesh dhe momente me miqtë e afërt.

Në një intervistë në vitin 2022, Zoey tha se ajo dhe Jimmy janë “ekstremisht të ndryshëm”, duke shtuar:

“Do të mërzitesha shumë po të isha me dikë që pajtohet me çdo gjë që them. Jam me dikë që është i kundërt me mua – dhe kjo funksionon.”

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI