Flash

Djegia e makinës në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

Lapsi.al 1 October 2025
Djegia e makinës në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

Një 25-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ngjarjen kriminale, ku një automjeti iu vu flaka. Ngjarja ndodhi në 1 qershor të këtij viti në qytetin e Burrelit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u arrestua Jurxhini Sada, banues në Burrel.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Firemen”. Kapet dhe ndalohet autori i dytë i ngjarjes së datës 1 qershor 2025, ku në qytetin e Burrelit u dogj automjeti që ishte në përdorim nga një 30-vjeçar.

Si rezultat i kërkimeve intensive për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Firemen”, ku u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Jurxhini Sada, 25 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. K. (H.), 24 vjeç (i arrestuar nga policia ditën e ngjarjes), dhe kanë djegur automjetin që përdorej nga një shtetas 30-vjeçar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot, 1 tetor 2025

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi. Moti do të nisë me kthjellime, por prej mes...

08:02

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI