Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

E bujshme nga Spanja: Tare kontakton Lewandowski, Milan provon me parametër zero

Lapsi.al 1 October 2025
E bujshme nga Spanja: Tare kontakton Lewandowski, Milan provon me parametër

Jo vetëm merkatoja e janarit dhe kërkimi për një qendërmbrojtës e ndoshta një lojtar krahu, Milani mendon tashmë edhe për merkaton e ardhshme verore dhe sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle do të ishte duke ëndërruar madh, duke nisur kontaktet për polakun Robert Lewandowski. Sipas të përditshmes Sport në fakt, do të kishin pasur kontakte mes agjentit të yllit polak, Pini Zahavi, dhe drejtorit sportiv të kuqezinjve, Igli Tare, i cili do të kishte kërkuar informacione për të kuptuar situatën mbi të ardhmen e qendërsulmuesit dhe gatishmërinë e tij për të konsideruar një transferim në Itali.

Tare ëndërron një tjetër goditje me parametër zero në stilin Modric, sepse kontrata e sulmuesit të Barcelonës, 37 vjeç, skadon më 30 qershorin e ardhshëm dhe edhe pse ish-lojtari i Bayern do të ishte i lumtur ta mbyllte karrierën në Camp Nou, gjithçka për momentin lë të mendohet se rrugët mes Lewandowski e blaugranave do të ndahen dhe pra nga janari ai do të ishte i lirë të bënte marrëveshje me një klub tjetër.

Lexo më tej: Robert Lewandowski ka vendosur: nuk do të rinovojë me Barcelonën në fund të sezonit

Klub që Tare do të dëshironte të ishte Milani, ku për më tepër fanella me numrin 9 është ende në pritje të një pronari. Edhe pse tratativa është në një fazë embrionale (dhe shumë e ndërlikuar nga pikëpamja ekonomike duke qenë se në Spanjë polaku fiton 33 milionë në vit), një kontakt i thjeshtë për të kërkuar informacione është hapi i parë për ta kthyer një ëndërr merkatoje në një realitet konkret dhe Milani dëshiron të jetë gati të shfrytëzojë rastin nëse do të paraqitej.

Në gjurmët e polakut Lewandowski do të kishte disa klube arabe të gatshme edhe të dyfishonin pagën e tij aktuale, por Milani është hedhur përpara si një opsion konkret nëse polaku do të vendoste të qëndronte në Europë dhe të vazhdonte të konkurronte në nivelet më të larta. Massimiliano Allegri, i cili gjithmonë ka kërkuar kampionë me eksperiencë të madhe, nuk do të mund ta priste ndryshe veçse me krahë hapur: në fund të fundit mosha është vetëm një numër dhe Modric është dëshmia e gjallë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI