Flash

Kim Kardashian zbulon: “Një person i afërt donte të më vriste”

Lapsi.al 1 October 2025
Kim Kardashian zbulon: “Një person i afërt donte të

Kim Kardashian ka bërë një rrëfim tronditës në trailerin e sezonit të 7-të të reality show-t të saj “The Kardashians”, ku zbulon se jeta e saj ka qenë në rrezik.

“Mora një telefonatë nga hetuesit. Dikush jashtëzakonisht i afërt me mua kishte vendosur një pagesë për të më vrarë,” shprehet 44-vjeçarja mes lotësh, ndërsa shfaqet e përlotur në një zyrë duke lexuar informacione në laptop.

Identiteti i personit që dyshohet se ka tentuar të porosisë vrasjen e Kim nuk është zbuluar, por një deklaratë e mëhershme nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West në Instagram, kishte trazuar opinionin:

“Kim më akuzoi dje se kisha paguar  për ta vrarë.”

Në pamjet e publikuara nga Hulu, shihen makina policie që mbërrijnë në banesën e saj ndërsa ajo përsërit:

“Jam e tmerruar për jetën time.”

Në një intervistë më vonë gjatë episodit, Kim tregon me emocion se çështja është mbyllur:

“Jam e lumtur që mbaroi.”

Nuk është hera e parë që Kim përballet me rrezik serioz. Në vitin 2016, ajo u grabit me armë në një hotel në Paris, dhe vetëm këtë maj autorët u përballën me drejtësinë.

Në vitin 2024, TMZ raportoi se ajo kishte kërkuar një urdhër mbrojtjeje ndaj një ndjekësi, Melvin Jeffery Conley, i cili ishte përpjekur të hynte në shtëpinë e saj.

 

Të këshilluara

Rita Ora fiton betejën ligjore me fqinjët

Rita Ora, ka marrë së fundmi miratimin për të ndërtuar një palestër në kopshtin e vilës së saj luksoze që ndodhet në Londër, me vlerë rreth 8.5 milionë euro. P...

14:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI