Flash

Negociatat/ Si ndahen Partia Demokratike dhe Mundësia për kandidatin e Tiranës

Lapsi.al 1 October 2025
Negociatat/ Si ndahen Partia Demokratike dhe Mundësia për kandidatin e

Negociatat për të arritur një kandidat të përbashkët të opozitës për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës dhe që u zhvilluan në hotel Rogner zbuluan se për herë të parë PD ka pranuar të japë dakortësinë për një emër jashtë strukturave politike për Tiranën.

Por Lapsi.al mësoi se në takim secila nga partitë shkoi me emrat e saj. Nga Partia Demokratike, Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi propozuan emrin e Edlira Çepanit, e veja e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani.

Nga ana tjetër,  Partia Mundësia, e përfaqësuar nga Erald Kapri dhe Barbara Doda, ka propozuar emrin e pedagogut Ermal Hasimja.

Negociatat pritet të vijojnë në ditët në vijim, ndërsa të dy partitë parimisht kanë rënë dakort se kandidati nuk duhet të dalë nga strukturat partiake, por kanë ende diferenca për një emër të caktuar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI