Flash

Policia gjermane: Ka rritje të rrezikut për sabotim në vend, pas arrestimeve në Serbi

Lapsi.al 1 October 2025
Policia gjermane: Ka rritje të rrezikut për sabotim në vend, pas

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka paralajmëruar të mërkurën për një rritje të rrezikut për "aktiviteteve sabotuese" në vend.

Deklarata e zëdhënësit të Ministrisë gjermane pasoi arrestimin e 11 të dyshuarve në Serbi për shkaktim të incidenteve në Gjermani dhe Francë.

Të arrestuarit në Serbi akuzohen për nxitje të grupit për të kryer vepra penale, diskriminim racor dhe diskriminim të ndryshëm, si dhe spiunazh.

Ata u arrestuan në Smederevë më 29 shtator dhe dyshohen për hedhjen e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit, në disa sinagoga dhe në një restorant hebraik në qendër të Parisit, si dhe për vendosjen e kokave të derrave pranë vendeve fetare myslimane në atë qytet.

Gjithashtu, ata shkruan mesazhe diskriminuese pranë Portës së Brandenburgut në Berlin.

“Shërbimet federale të sigurisë po hetojnë gjithashtu raste në të cilat individë dyshohet se janë rekrutuar nga shërbime shtetërore të huaja për të kryer akte të tilla”, tha Ministria e Brendshme gjermane për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shtoi se këta individë, të njohur edhe si "agjentë me profil të ulët" ose "agjentë të konsumatorit", shpesh rekrutohen përmes rrjeteve sociale dhe shërbimeve të mesazheve.

Në përgjigje thuhet gjithashtu se policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë nisur një fushatë mediatike që synon paralajmërimin për përpjekjet e rekrutimit nga shërbimet armiqësore të inteligjencës.

Pas arrestimeve në Smederevë, policia serbe njoftoi se po kërkonte një të dyshuar i cili, "me udhëzime të një shërbimi të inteligjencës së huaj", organizoi dhe trajnoi një grup qytetarësh serbë në territorin e Serbisë për të shkaktuar incidente në Gjermani dhe Francë.

Zyrtarët francezë po hetojnë rolin e Rusisë në këto incidente, duke i përshkruar ato si operacione destabilizuese që nxisin tensionet sociale dhe zgjerojnë përçarjet në Francë.

Megjithatë, Rusia nuk përmendet në deklaratat e policisë dhe prokurorisë serbe, dhe autoritetet nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se cili shërbim i inteligjencës së huaj nisi trajnimin e qytetarëve serbë./ REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI