Flash

Rita Ora fiton betejën ligjore me fqinjët

Lapsi.al 1 October 2025
Rita Ora fiton betejën ligjore me fqinjët

Rita Ora, ka marrë së fundmi miratimin për të ndërtuar një palestër në kopshtin e vilës së saj luksoze që ndodhet në Londër, me vlerë rreth 8.5 milionë euro.

Projekti është përballur me kundërshtime të forta nga banorët e zonës, të cilët kanë shprehur shqetësime për prishjen e qetësisë, ndriçimin e tepërt dhe ndikimin në ekologjinë natyrore.

Ata e konsideruan strukturën si një “pavijon zhurmash dhe drite”, që rrezikon të cenojë privatësinë dhe harmoninë e lagjes.

Në një peticion kolektiv, fqinjët theksuan se ndërtimi bie ndesh me rregullat e zonës që ndalojnë mbledhjet e mëdha, duke paralajmëruar për konflikte të mundshme.

Pavarësisht kundërshtimeve, autoritetet dhanë miratimin, pasi projekti rezultoi brenda rregullave urbanistike. Një burim pranë Orës tha se këngëtarja ka vepruar në mënyrë të ligjshme dhe nuk synon të prishë harmoninë e lagjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI