Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Tirana në votime më 9 nëntor / Pirueta e Begajt shuan shpresat e Veliajt

Lapsi.al 1 October 2025
Tirana në votime më 9 nëntor / Pirueta e Begajt shuan shpresat e

Deri më sot Erion Veliaj është ankuar për metodat e hetuesve të SPAK, që i vunë prangat dhe e dërguan pas hekurave të qelisë, por Veliaj nuk e kishte provuar ende ç'të bëjnë shokët e partisë. Këta nuk po e lënë as të ankohet për shkarkimin si kryetar bashkie.

Natyrisht, sipas një procesi të dirigjuar nga Edi Rama, presidenti Bajram Begaj e mbylli kapitullin "Veliaj" dhe shpalli datën e zgjedhjeve në Tiranë në datën 9 nëntor, bashkë me atë të 5 bashkive të tjera. Dekreti e hedh në koshin e plehrave ankimin që Erion Veliaj dorëzoi Gjykatën Kushtetuese. Në teori, ai mund të vlejë si precedent juridik, por praktikisht me caktimin e datës së zgjedhjeve dhe me zëvëndësimin e Veliajt në Bashki, vendimi i Kushtetueses zhvlerësohet dhe humbet efektin e menjëhershëm.

Ankimi në Kushtetuese/ Erion Veliaj “ngrin” fushatën e PS për Tiranën

Gjithsesi për t’ia mohuar kryebashkiakut të drejtën e ankimit në Kushtetutese, presidenti Bajram Begaj është detyruar të bëjë një nga piruetat më të spikatura ligjore të viteve të fundit. Ai ka ndjekur besnikërisht vijën logjike që i kishin vizatuar juristët e qeverisë; se shkarkimi i Veliajt nuk u krye me firmën e Edi Ramës, por me vendim të Këshilli Bashkiak, ndërsa vendimi i Qeverisë kishte thjeshtë një vlerë “sigluese" e procedurës.

Pikërisht ky dallim, e zhvendos të gjithë çështjen nga juridiksioni i Kushtetueses tek ai i Gjykatës Administrative.

Sipas sqarimit të Begajt, kryebashkiaku Veliaj u shkarkua për 3 muajt në mungesë në detyrë dhe jo për shkelje të rënda të Kushtetutës apo të ligjit. Kësisoj, Veliaj nuk duhej ta ankimonte vendimin në Gjykatën Kushtetuese, por në Gjykatën Administrative.

"Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” citon Begaj, që duke ndjekur këtë logjikë ka firmosur dekretin për datën e zgjedhjeve.

Duke ndjekur këtë arsyetim, Begaj hodhi firmën në dekretin e shpalljes së zgjedhjeve.

Por këtu nis përplasja mes dy logjikave juridike. Në njëra anë, Kushtetuta është e qartë: neni 115 pika 2 thotë se kur një kryetar bashkie i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, vendimi i qeverisë që e shkarkon “pezullohet automatikisht”.

Në këtë kuptim, ankimi i Veliajt duhej të kishte ndalur procesin e zëvendësimit të tij derisa Kushtetuesja të merrte vendim. Por Presidenti mbështet logjikën e qeverisë: që nuk bëhet fjalë për “shkelje të Kushtetutës”, por për një rast të ndryshëm, atë të “mosparaqitjes në detyrë”, i cili nuk bie nën juridiksionin e Kushtetueses, por vetëm të Gjykatës Administrative.

Erion Veliaj kishte llogaritur që do të përfitonte nga mbrojtja kushtetuese. Në fakt, Kushtetuesja e pranoi ankimin e tijdhe në këtë rast, gjë që e bindi Veliajn se vendimi i shkarkimit pezullohej automatikisht. Por dekreti i Presidentit tregoi se ky mbrojtje nuk vlen praktikisht, sepse procedura tashmë ka kaluar në një tjetër binar ligjor, ku Kushtetuesja nuk ka më fjalë.

Përtej nuancave juridike, procesi në thelb është politik. Begaj ka zgjedhur t'i bindet Edi Ramës që ka dalë hapur duke udhëhequr betejën e kryebashkiakut të burgosur.

Me këtë dekret, Rama thjesht vazhdoi atë që kishte nisur me përgatitjet për fushatën e Tiranës. Nga Begaj nuk priteshin surpriza. Mbetet për t'u parë se si do të reagojë Erion Veliaj që gjithnjë ka në tryezë opsionin "edhe nëse më dënon, prap partia ime më dënon"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI