Flash

Dosja 5D/ Arbjan Mazniku në gjyqin e 5D si dëshmitar i thirrur nga SPAK

Lapsi.al 2 October 2025
Dosja 5D/ Arbjan Mazniku në gjyqin e 5D si dëshmitar i thirrur nga

Ka vijuar gjatë ditës së sotme gjyqi në dosjen e njohur si 5D. Në sallë ishte Mariglen Qato, ndërsa mungonin Taulant Tushe dhe Redi Molla. Ndërkohë Arbian Manzniku, drejtues i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrative-Territoriale u paraqit mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme, pasi është kërkuar nga SPAK si dëshmitar për kohën kur mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë.

Mazniku: Kam pasur postin e nënkryetarit të Bashkisë. Detyra ime si titullar i autoriteti kontraktuor, bën verifikim final te procedurës dhe firmos në fund kontratën, nuk jam marrë me lëndën pasi verifikimet janë kryer nga ekspertët. Raporti përmbledhës është raport i bërë me ekspert, pasi drejtorët e fushës respektive kanë miratuar procesin. Ne kalonim me dhjetëra procedura në dritë, unë sigurohesha që personat përgjegjës kishin bërë firmosjen e dokumenteve dhe ata kishin bërë detyrën e tyre dhe unë thjesht e certifikoja si proces.

Në thelb është certifikimi i faktit ata që vijnë nga fushat përkatëse, si inxhinierët juristët e tjerë dhe kanë bërë detyrë e tyre. Redi Mollën, Mariglen Qaton i njoh kam pas marrëdhënie shumë të mirë me to. Ndërsa Nestor Muhametllarin nuk e njoh. Nuk kam pasur informacion që ata kishin interesa nga shoqëri të ndryshme.

Avokati Ardian Leka: Ju si bashki keni tenderuar disa procedura, përgjatë gjithë këtyre tenderimeve ju ka qëlluar punë e pambaruar?

Mazniku: Patjetër që janë bërë qindra projekte ka momente që një pune mund të ngec, ka pas arsye të ndryshme që mund të bëheshin pengesë, por saktësoj se këto janë pjesë teknike. Unë nuk di të ketë projekte të pambaruar, por di që ka pasur projekte që nga 1 vit kanë zgjatur deri në 1 vit e gjysëm. Kur punimet ndalonin për faj të kompanisë merreshin masa në ngarkim të kompanisë, deri në përjashtimin e saj nga gara për tenderat.

Avokat Denion Bogdani: Keni pas ndërhyrje për të favorizuar kompaninë 5D ose Vas konstruksion?

Maznik: Jo, nuk kam pasur.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI