Flash

Drita pikë në debutim, bie Shkëndija: Europa e Conference League plot supriza e gola

Lapsi.al 2 October 2025
Drita pikë në debutim, bie Shkëndija: Europa e Conference League

Europa League, Roma humb tri herë të njëjtin penallti dhe mundet nga Lille

E pabesueshme ajo që ndodhi në "Olimpico" në fundin e ndeshjes Roma-Lille 0-1, e vlefshme për javën e dytë të Europa League. Në minutën e 80-të, Romës i akordohet një penallti pas verifikimit me VAR, për një prekje me dorë në zonë nga Mandi. Te pika e bardhë shkon Dovbyk, i cili godet keq në të majtë të portierit Ozer dhe ky i fundit ia pret gjuajtjen. Por arbitri belg Lambrechts urdhëron përsëritjen e penalltisë. Një lojtar i Lille kishte hyrë në zonë përpara se Dovbyk të godiste. Ukrainasi shkon sërish te pika e bardhë, godet në të njëjtin drejtim si më parë dhe sërish portieri i Lille ia pret.

Por gjyqtari vendos që penalltia të përsëritet përsëri. Këtë herë, sepse portieri i Lille nuk kishte këmbët mbi vijën e portës në momentin e goditjes. Këtë herë te penalltia shkon Soulé. Por edhe argjentinasi nuk arrin të shënojë, pasi edhe atij i pritet penalltia!

Rezultatet e takimeve të sotme në Europa League:

AS Roma 0 - 1 Lille

Bologna 1 - 1 Freiburg

Brann 1 - 0 FC Utrecht

Celtic 0 - 2 SC Braga

FCSB 0 - 2 Young Boys

Fenerbahçe 2 - 1 Nice

Ludogorets Razgrad 0 - 2 Real Betis

Panathinaikos 1 - 2 Go Ahead Eagles

Viktoria Plzen 3 - 0 Malmo FF

Basel 2 - 0 VfB Stuttgart

Celta Vigo 3 - 1 PAOK FC

FC Porto 2 - 1 FK Crvena Zvezda

Feyenoord 0 - 2 Aston Villa

Genk 0 - 1 Ferencvaros

Lyon 2 - 0 FC Salzburg

Maccabi Tel Aviv 1 - 3 Dinamo Zagreb

Nottingham Forest 2 - 3 FC Midtjylland

Sturm Graz 2 - 1 Rangers

Rezultatet e takimeve të sotme në Conference League:

Kampionia e Kosovës, Drita, ka regjistruar një paraqitje dinjitoze, në ndeshjen e parë të turit të Ligës së Konferencës. Ndaj skuadrës finlandeze KuPS, Drita e mbylli duke barazuar 1-1 falë golit të Albert Dabiqajt në minutën e 80-të. Drita do të rikthehet në shtëpi, ku do të përballet me Omonoia FC.

Gjithashtu Shkëndija ka provuar për herë të parë emocionet e një ndeshje në grupet e Europës. Por Tetovarët u mposhtën në Madrid nga Rayo Vallecano me rezultatin 2-0. Lopez dhe Perez shënuan respektivisht në minutën e 28-të dhe 32-të, pas dy aksioneve model. Kështu nis ky rrugëtim për Shkëndijën, që ka një rrugë të gjatë përpara.

Lexo më tej: Derbi shqiptar në Conference: Drita sfidon Shkëndijën, Strakosha gjen Fiorentinën

AEK Larnaca 4 - 0 AZ Alkmaar

Aberdeen 2 - 3 Shakhtar Donetsk

Fiorentina 2 - 0 SK Sigma Olomouc

Legia Warszawa 0 - 1 Samsunspor

NK Celje 3 - 1 AEK Athens

Rakow Czestochowa 2 - 0 CS Universitatea Craiova

Shelbourne 0 - 0 BK Haecken

Slovan Bratislava 1 - 2 Strasbourg

Sparta Prague 4 - 1 Shamrock Rovers

Dynamo Kyiv 0 - 2 Crystal Palace

FC Noah 1 - 0 Rijeka

Jagiellonia Bialystok 1 - 0 Hamrun Spartans

KuPS 1 - 1 Drita

Lausanne 3 - 0 Breidablik

Lech Poznan 4 - 1 Rapid Wien

Omonia Nicosia 0 - 1 Mainz 05

Rayo Vallecano 2 - 0 KF Shkëndija

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI