Flash

Kim Kardashian dhe Kris Jenner padisin Ray J për shpifje

Lapsi.al 2 October 2025
Kim Kardashian dhe Kris Jenner padisin Ray J për shpifje

Kim Kardashian dhe nëna e saj, Kris Jenner, kanë nisur një proces gjyqësor kundër Ray J për shpifje, pas pretendimeve që ai bëri se po bashkëpunon me autoritetet federale për të ngritur një çështje RICO kundër tyre.

Në padinë, që Page Six e ka siguruar, thuhet:

“I paaftë të pranojë fundin e marrëdhënies së tij kalimtare me zonjushën Kardashian para më shumë se 20 vjetësh, Ray J ka përpjekur vazhdimisht t’i shfrytëzojë emrat e tyre për përfitim personal.”

Në maj, Ray J deklaroi në dokumentarin “TMZ Presents: United States v. Sean Combs: Inside the Diddy Trial” se “do të ishte e përshtatshme të ngriheshin akuza për organizatë kriminale ndaj Kardashianve,” duke shtuar:

“Nëse do të më thoshin se Kardashianët po akuzoheshin për organizatë kriminale, do të mund ta besoja.”

Në dokumentin ligjor, Kardashian dhe Jenner argumentojnë se Ray J nuk ka paraqitur asnjë provë për pretendimet e tij shpërthyese, të cilat ata i quajnë “falsitete të hapura dhe të llogaritura.” Sipas padisë, nuk ekziston asnjë hetim federal, asnjë akuzë e ngritur dhe asnjë provë bindëse që mbështetë pretendimet e tilla.

Ray J (44) ka insistuar së fundmi në një transmetim live se “RICO federale që po përgatit për Kim dhe Kris do të jetë  çmenduri. Autoritetet po vijnë.” Ai tha se çështja ndaj Kardashianëve do të jetë “më e tmerrshme se ajo e Diddy-t.”

Përfaqësuesi ligjor i Kardashian dhe Jenner, Alex Spiro, tha për Page Six:

“Kris Jenner dhe Kim Kardashian nuk kanë bërë kurrë më parë një padi për shpifje, dhe nuk janë shpërqendruar kurrë nga zhurma, por kjo akuzë e rreme dhe serioze nuk la tjetër zgjedhje.”

 

Të këshilluara

Rita Ora fiton betejën ligjore me fqinjët

Rita Ora, ka marrë së fundmi miratimin për të ndërtuar një palestër në kopshtin e vilës së saj luksoze që ndodhet në Londër, me vlerë rreth 8.5 milionë euro. P...

14:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI