Flash

Malik dhe Tomlinson, pjesë e dokumentarit për "One Direction"

Lapsi.al 2 October 2025
Malik dhe Tomlinson, pjesë e dokumentarit për "One

Anëtarët e One Direction, Zayn Malik dhe Louis Tomlinson, pritet të bashkohen sërish për një dokumentar të ri të Netflix, ku do të bëjnë një udhëtim nëpër Shtetet e Bashkuara.

Sipas raportimeve të “The Sun”, dyshja do të flasin për kujtimet e tyre gjatë kohës në grupin e famshëm si dhe për shokun e tyre të ndjerë, Liam Payne.

Xhirimet kanë nisur tashmë dhe dokumentari pritet të publikohet vitin e ardhshëm. Malik, 32 vjeç, dhe Tomlinson, 33 vjeç, kanë nënshkruar një marrëveshje me vlerë miliona dollarë me Netflix për këtë projekt.

Një burim pranë produksionit tha për “The Sun” se ky dokumentar do të jetë shumë i rëndësishëm dhe do të ndezë sërish emocionet e fansave të One Direction në mbarë botën. Ai shtoi se do të ketë diskutime të thella dhe reflektime mbi rrugëtimin e tyre që nga koha kur u formuan në “The X Factor” para 15 vjetësh.

Grupi One Direction – që përbëhej nga Malik, Tomlinson, Payne, Harry Styles dhe Niall Horan – hyri në një pauzë të pakufizuar në janar 2016, ndërsa Zayn Malik u largua më herët në 2015.

Liam Payne tragjikisht ndërroi jetë në tetor 2024 pas një rënieje nga kati i tretë i hotelit të tij në Buenos Aires, Argjentinë. Testet toksikologjike zbuluan praninë e disa drogërave në organizmin e tij në momentin e vdekjes.

Anëtarët e mbetur të grupit u takuan përsëri në funeralin e Liam Payne në nëntor 2024 në Mbretërinë e Bashkuar. Para vdekjes së Liam, dyshohej se anëtarët e grupit po planifikonin një rikthim të fundit me një koncert të përbashkët.

Të këshilluara

Rita Ora fiton betejën ligjore me fqinjët

Rita Ora, ka marrë së fundmi miratimin për të ndërtuar një palestër në kopshtin e vilës së saj luksoze që ndodhet në Londër, me vlerë rreth 8.5 milionë euro. P...

14:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI